Skemat e reja të kreditimit për bizneset - Aksesi në financë u rrit në 2025, por jo mbështetja për gratë sipërmarrëse

Aksesi në financë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme rezulton të jetë përmirësuar gjatë 2025, megjithatë përthithja dhe vlera e produkteve kushtuar grave sipërmarrëse mbetet tepër e ulët.
Sipas një raporti të Këshillit të Investimeve, një sërë instrumentesh financiare kanë rritur mbështetjen për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme gjatë vitit të kaluar. Nga shkurti i 2025, Banka e Shqipërisë prezantoi një skemë të re financimi në vlerën prej 25 miliardë lekësh, e kushtuar për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha, që operojnë kryesisht në sektorin e bujqësisë, agroturizmit, e të tjera.
Skema synonte lehtësimin e aksesit në financë për këto biznese përmes kushteve të favorshme të kreditimit, me norma të reduktuara interesi që variojnë nga 2% për kreditë e mbuluara me garanci sovrane deri në maksimumi 3.5% për ato të bazuara në analizat e riskut të bankave të nivelit të dytë.
Kreditë po ofrohen në lekë dhe vetëm për investime. Skema është aktualisht në fazë zbatimi përmes bankave tregtare dhe deri në fund të dhjetorit janë disbursuar 127 kredi me vlerë totale 1.7 miliard lekë.
Gjithashtu, janë ndërmarrë disa marrëveshje për forcimin e aksesit në financë për ndërmarrjet, me mbështetje nga institucione ndërkombëtare.
Në janar 2025, Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI) nënshkruan një marrëveshje strategjike për zhvillimin e financave të gjelbra në vend, e cila parashikon hartimin e një Taksonomie të Gjelbër për klasifikimin e aktiviteteve të qëndrueshme, mbështetje për bankat në mobilizimin e fondeve për projekte të gjelbra, ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin e rreziqeve klimatike si dhe përgatitjen për përafrim me standardet e BE-së në këtë fushë.
Pavarësisht këtyre, vihet re një mungesë vëmendje sa i takon produkteve financiare të dedikuara për gratë në biznes. Përveç paketës së financimit dhe asistencës teknike prej 1 milion euro, nënshkruar në nëntor 2025 mes BERZH dhe një banke tregtare për zbatimin e skemës “Gratë në biznes”, ky aspekt nuk evidentohet as në skemën e re të Bankës së Shqipërisë dhe as në marrëveshje të tjera në sektorin bankar, duke kërkuar fokus të shtuar në përputhje me rekomandimet për përfshirje financiare gjinore.
Përtej aktiviteteve të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në zbatim të strategjisë për edukimin dhe përfshirjen financiare (2024-2026), disa banka tregtare kanë ndërmarrë nisma individuale në promovimin e njohurive financiare dhe mbështetjen për sipërmarrjen.
Karburantet ndryshuan drejtim, bien importet - Janar-shkurt 2025/ U importua më pak kafe dhe birrë, rritet duhani
Viti 2026 ka nisur me rënie të sasisë së karburantit të importuar dhe që ka shkuar për konsum. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për......
Taks Forca kontrolle në pikat e karburanteve - Në Korçë dhe Pogradec janë gjetur shkelje me dokumentacionin
Task Forca e ngritur për kontrollin e pikave me shumicë dhe pakicë të karburanteve po ushtron inspektim në të gjithë territorin e vendit. Në kuadër të......
Sigurimi i ushqimit, mes luftës dhe ndryshimit të klimës - Studimi: Sa të qëndrueshme janë sistemet ushqimore evropiane?
Ndërsa sfidat globale të ushqimit shtohen, edhe kombet më rezistente po duken të cenueshme, ndërsa bota nxiton të ushqejë një numër prej 10 miliardë......
Kursi i këmbimit/ Paqëndrueshmëri për Dollarin amerikan. Forcohet Paundi britanik
Dollari amerikan e ka nisur ditën në paqëndrueshmëri duke regjistruar luhatje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe......
Prodhuesit e naftës në kërkim të rrugëve alternative - Irani mban mbyllur transportet nga Ngushtica e Hormuzit
Irani vazhdon të mbajë peng pothuaj të gjitha transportet detare përmes Ngushticës së Hormuzit, pika e kalimit për rreth 20% të furnizimeve globale me naftë......
Macron dhe Merz, diskutim për avionët luftarakë - Berlini e Parisi kërkojnë bashkëpunim për sigurinë evropiane
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do të diskutojnë programin e avionëve luftarakë. Planet për të zhvilluar një sistem futuristik luftimi ajror së bashku......
Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina synojnë të shesin dronë - Starmer në mbështetje të projektit të Presidentit Zelenski
Britania dhe Ukraina ranë dakord të punojnë së bashku për të shitur teknologjinë e dronëve jashtë vendit gjatë një vizite nga Presidenti Zelenski në Londër.......
Model misterioz kinez i AI shqetëson zhvilluesit - A është ky suksesi më i fundit i platformës DeepSeek?
Një model i fuqishëm i inteligjencës artificiale që u shfaq në mënyrë anonime në një platformë zhvilluesish javën e kaluar ka ngjallur spekulime se startup-i......


