Skemat e mbështetjes për SME-të - Agjencia e Zhvillimit të Investimeve shpall thirrjet. Afati deri më 28 shkurt
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2025.
Sipas njoftimit të publikuar nga AIDA, kjo thirrje mbështet zhvillimin e NMVM-ve, duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin, rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit, si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse, me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.
Projekt-propozimet e paraqitura duhet t’i përmbahen kritereve dhe kushteve të veçanta të përfitimit për NMVM për vitin 2025. Gjithashtu, kjo thirrje synon mbështetjen e këtyre bizneseve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit. AIDA administron fondin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, i cili financohet nga buxheti i shtetit.
Fondi për vitin 2025 do të mbështesë ndërmarrjet përmes dy skemave kryesore. Skema e parë, ku parashikohet t’u ofrohet mbështetje financiare për shpenzime korrente, duke ofruar financim deri në 2.500.000 lekë. Gjithashtu, do të mbulohen edhe 100% të kostove për certifikim të standardeve të prodhimit dhe trajnime të stafit të ndërmarrjes.
Ndërkohë, skema e dytë mbështet shpenzimet kapitale dhe përfshin dy drejtime kryesore. Drejtimi i parë përfshin projekte që synojnë konkurrueshmërinë, ku vlera e financimit shkon deri në 1,500,000 lekë dhe do të mbulohet 100% e kostove, për blerjen e makinerive që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit.
Ndërsa, drejtimi i dytë përfshin projekte për artizanatin, ku vlera e financimit shkon deri në 1.000,000 lekë dhe kostot do të mbulohen për blerjen e makinerive për të përmirësuar kushtet e punës për biznesin, si dhe për blerjen e aplikacioneve ose programeve të e-commerce.
Gjithashtu përcakohet, se nuk përfitojnë nga ky fond ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat kanë përftituar burime financimi nga donatorë apo institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të njëjtat zëra apo aktivitete të lejuara nga këto projekte. Sipas njoftimit, thirrja për projekt-propozime do të qëndrojë e hapur deri më datën 28 shkurt 2025, ora 14:00.
Sondazh

Dy godina të reja në Qytetin Studenti/ Rama: Kategoria A në BE, i qëndrojmë besnikë angazhimeve të marra!
Kryeministri vendit, Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë sot......

Titujt e borxhit qeveritar preferohen më pak - Shuma e investimit në tregun primar është ulur me 24%!
Kërkesa për të blerë bono thesari ose obligacione, të cilat ndryshe quhen tituj borxhi të emetuar nga Banka e Shqipërisë apo institucionet financiare, po......

Mbyllet papritur zyra kryesore e USAID në Uashington – CNN: Po bëhen përpjekje për të hequr shenjat e agjencisë!
Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Uashington u mbyll papritur të hënën dhe punëtorëve iu dërgua email pak pas mesnate se nuk......

Sa duhet të jenë komisionet e terminaleve POS? - Musta: Pagesat me para’ në dorë nuk mund të ulen vetëm me limite në shumën e tyre
Përdorimi i pagesave me para në dorë në Shqipëri ka qenë dhe mbetet ende i lartë në krahasim me vendet e tjera evropiane. Për këtë arsye, një ndër......

Komisonerët Dervishi e Celibashi: Kujdes në respektimin e ligjit në kuadër të administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në......

Plani i ri për Energjinë dhe Klimën - Komuniteti i Energjisë: Procesi i përditësimit të përfundojë pa vonesë
Shqipëria duhet të përfundojë pa vonesë procesin e përditësimit të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, si dhe të marrë në konsideratë ndryshimin e......

Ekonomia humbet besimin! - Vrojtimi i BSH: Shërbimet, i vetmi sektor me rritje
Viti 2025 ka nisur me një besim të ulët në ekonomi. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë në......

ARRSH, 11.2 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - Lidhen kontratat për akset turistike, shpallen fituesit për rajonin e Korçës
Mbi 11.2 mln euro është vlera e ofertave fituese dhe kontratave të lidhura për mirëmbajtjen e disa rrugëve nacionale në rajonin Qendër Lindje Korçë dhe......