Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2025, 11:26

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 4 muaj, autokonsumatorët hodhën në rrjet 943 mWh energji

Nga Ola Mitre

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 4 muaj,

Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e nevojave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar - prill vetëprodhuesit e lidhur në tensionin 35 KV dhe 20 KV injektuan në rrjet një total prej 943 mWh, një sasi që gjithsesi është ndjeshëm me e lartë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur në rrjet u hodhën vetëm 88 mWh.  

Pavarësisht vlerave modeste, këto shifra janë të rëndësishme në drejtim të funksionimit të kësaj skeme, pasi vetëprodhimi i energjisë elektrike paraqet një sërë avantazhesh, duke nisur nga kostot e ulta për konsumatorët e deri te krijimi i një sistemi energjie më të qëndrueshëm, më gjithëpërfshirës dhe me më pak emetime karboni.

Sipas legjislacionit në fuqi, çdo abonent që zotëron impiant fotovoltaik për qëllime vetëprodhuese mund të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes me qëllim shfrytëzimin e saj në një periudhë deri në një vit, ndërsa bilanci neto dhe faturimi bëhen në bazë vjetore, për çdo pikë matjeje të autorizuar.

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike është 2415, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori është rreth 217 mWp.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat