Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 1 vit, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1720 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e nevojave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 vetëprodhuesit e lidhur në tensionin 35 KV dhe 20 KV injektuan në rrjet një total prej 1720 mWh, kryesisht gjatë mujave të verës kur edhe prodhimi është më i lartë.
Pavarësisht vlerave modeste, këto shifra janë të rëndësishme në drejtim të funksionimit të kësaj skeme, pasi vetëprodhimi i energjisë elektrike paraqet një sërë avantazhesh, duke nisur nga kostot e ulta për konsumatorët e deri te krijimi i një sistemi energjie më të qëndrueshëm, më gjithëpërfshirës dhe me më pak emetime karboni.
Sipas legjislacionit në fuqi, çdo abonent që zotëron impiant fotovoltaik për qëllime vetëprodhuese mund të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes me qëllim shfrytëzimin e saj në një periudhë deri në një vit, ndërsa bilanci neto dhe faturimi bëhen në bazë vjetore, për çdo pikë matjeje të autorizuar.
Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike është 1249, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori shkoi në 119 mWp. 60% e këtyre impianteve janë të pozicionuar në Tiranë dhe Durrës.
Sondazh

Grindja publike Zelensky-Trump: Marrëveshja me Ukrainën anulohet!
Pas javësh negociatash intensive dhe deklaratash midis Uashingtonit dhe Kievit, pritshmëritë ishin të larta për takimin e parë midis Presidentit të SHBA......

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit. Hapet rruga e realizimit!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe......

Sa ushtarë dhe investime të tjera i duhen Europës për të mbrojtur veten pa SHBA-në?!
Një raport i ri i përbashkët i institutit të studimit Bruegel dhe Institutit Kiel ka paralajmëruar se agresioni i ri rus në Europë është "i imagjinueshëm",......

Nafta shënon rënien e parë mujore që nga nëntori – Shkak, pasiguria për ekonominë globale dhe kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës u lehtësuan të premten teksa po shkonin drejt rënies së tyre të parë mujore që nga nëntori, duke u zvarritur nga pasiguria mbi rritjen......

“Pakti i tregtisë së lirë, brenda vitit” - BE-Indi bien dakord të përshpejtojnë bisedimet për të arritur marrëveshjen
Kryeministri indian Narendra Modi dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të shtyjnë për përfundimin e një pakti të tregtisë së lirë këtë vit, tha presidentja......

TIA: Nga 1 marsi, pasagjerët në Rinas kartë imbarkimi elektronike!
TIA njofton se duke filluar nga nesër, 1 mars, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti......

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok? - Pashako: Eleminohen parkimet, korsitë vazhdojnë siç janë
Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Tv Scan zbardh projektin ku janë detajuar ndryshimet e......

OpenAI prezanton GPT-4.5 Modeli i ri gjuhësor ofron përmirësime në saktësinë e informacionit
OpenAI prezantoi versionin paraprak të kërkimit të GPT-4.5, një model gjuhësor të gjerë për qëllime të përgjithshme. Fillimisht do të jetë i hapur për......