Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi - Hapen aplikimet, afati për fermerët deri 30 maj. Synon nxitjen e zhvillimit të sektorit
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bën me dije se sot janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025.
Nga kjo skemë mund të përfitojnë fermerët individualë, grupimet e fermerëve, të cilët do të përfitojnë 100% të vlerës së aplikuar, personat fizikë e juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.
Fermerët mund të aplikojnë deri më 30 maj për të përfituar nga masat mbështetëse, ku përfshihen mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedhëv; mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të të imtave; mbarështim i bletarisë; mbështetje për fara, fidanë dhe inpute të tjera; mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike; mbështetje për fermat organike; certifikimi Global GAP, si dhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi, synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, të rrisë prodhimin vendas dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në treg.
Njëkohësisht, risa këtë vit konsiston në masat e financimit për të gjithë fermerët dhe blegtorët, për të gjithë ata që mbarështojnë viça për majmëri. Masa financiare për viçat do të jetë 5 mijë lekë për krerë, ndërsa mbështetja me financim për lopët do të jetë 10 mijë lekë për krerë.
Sipas njoftimit nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, aplikimi kryhet online përmes portalit e-Albania, nga data 14 prill, ora 08:00 deri më 30 maj, ora 24:00.
Sondazh

Rama-Costa: Të përkushtuar për përmbylljen e negociatave brenda 2027
Kryeministri Edi Rama takoi sot në Bruksel Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin diskutoi progresin e bërë në procesin e negociatave,......

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg: Hapet grup kapitulli për “Tregun e Brendshëm”!
Mbahet sot në Luksemburg Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ku do të marri pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Këshilli......

A po ndalon Spanja përdorimin e kartëmonedhave prej 50 euro?
Në internet po përflitet masivisht se Spanja po heq dorë nga kartëmonedha 50 euro pasi dolën lajme që pretendonin se ajo është drejt zhdukjes. Sipas......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht sërish duke u humbur pikë në raport me javën që lamë pas teksa është blerë këtë të hënë me 86.7 lekë dhe është......

Partia Mundësia çel fushatën elektorale - “Taksë e sheshtë 8%”, Shehaj: Prioritet biznesi, rritje pensionesh 10% çdo vit
Pasditen e kësaj të diele, Partia Mundësia, çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Gjatë fjalës së......

Berisha takim me emigrantët në Brescia: Shqiptarë të sakrificës që nuk harruat vendin tuaj
Kryedemokrati Sali Berisha, në takimin me emigrantët shqiptarë në Brescia u shpreh se Partia Demokratike ka përjetuar momente të vështira, por sërish ja......

Rama takim me emigrantët shqiptarë në Milano - Kryeministri: Për herë të parë kemi në dorën fatin europian të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi takim me emigrantët shqiptarë në Milano, në Centro Congressi. Duke u bërë takimi i dytë në Itali, në kuadër të turit të......

Luleshtrydhet shqiptare eksportohen në marketet europiane Pagat 800-1200 euro, Balluku: Mundësi punësimi për të rinjtë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, vizitoi një nga pikat e grumbullimit dhe eksportit të......