Shqipëria Postuar më 9 Prill 2025, 11:59

Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2025/ Kuçi: Më 14 prill hapen aplikimet!

Nga Edel Strazimiri

Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2025/ Kuçi:

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi bëri të ditur sot se Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2025 do të hapet më 14 prill dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 maj.

Sipas saj kjo skemë synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, të rrisë prodhimin vendas dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në treg.

Kuçi u informoi gjithashtu se nga kjo skemë mund të përfitojnë fermerët individual, grupimet e fermerëve, të cilët si vitin e shkuar, do të përfitojnë të parë pagesën dhe do të përfitojnë 100% të vlerës së aplikuar, personat fizikë e juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Sipas njoftimit skema përfshin 8 masa mbështetëse; pagesa për gjedh të artikuluar; pagesa për tufën bazë të artikuluar (dele dhe/ose dhi); mbarështim i bletarisë; pagesa për prodhimin dhe kultivimin ne ambiente te mbrojtura për perime, rrush tavoline dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike.

Gjithashtu bazuar në informacionin e publikuar përfitojnë pagesë shtesë fermerët që përdorin kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve; pagesa për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike; fermat organike; implementimi dhe certifikimi Global GAP; mbështetje për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Gjithashtu sipas saj këtë vit është rritur një masë financimi për kontrollin biologjik të dëmtuesve, ku 50% e vlerës totale të faturës tatimore do të rimbursohet sërish nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat