Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo iniciativë, e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bashkë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe drejtoreshën e AZHBR-së, Ardita Kuçi, u bënë thirrje sot fermerëve në të gjithë vendin që të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen për të modernizuar dhe rritur kapacitetet e bujqësisë shqiptare.
Gjatë një vizite të zhvilluar në Agropikën, në Lushnje, zonë kyçe për bujqësinë, ata nënvizuan rëndësinë e këtij programi për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të bujqësisë dhe agroturizmit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se skema e Investimeve 2025 përfshin 9 masa mbështetjeje, të cilat ofrojnë mundësi financimi për investime në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm.
“Fermerët mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin e serave, mekanikën bujqësore, sistemet e mbrojtjes së prodhimeve dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre”, theksoi ministrja Denaj.
Një nga risitë e këtij viti, theksoi Denaj, është mbështetja e veçantë për agropërpunimin, për të cilin janë alokuar 20 milionë euro.
Një tjetër fokus, nënvizoi Denaj, është agroturizmi, që ndihmon në ruajtjen e traditave dhe promovimin e produkteve autentike shqiptare.
“Për të mos lënë jashtë vëmendjes agroturizmin, një nga elementët më të rëndësishëm sot për të ruajtur farën autoktonë, trashëgiminë tonë në kulinari dhe për të ardhur në ndihmë “Paketës së Maleve”, një nisëm e qeverisë shqiptare që sapo ka nisur dhe që në nisje të saj ka 2500 aplikime”, deklaroi Denaj.
Përveç granteve, kjo skemë ofron edhe mundësinë për të përfituar kredi të buta me një normë interesi prej vetëm 2%, ku shteti mbulon deri në 70% të kolateralit.
“Kjo do të ndihmojë fermerët të financojnë investime të nevojshme për modernizimin e prodhimit dhe për të rritur efikasitetin e punës në fushën e bujqësisë”, theksoi Denaj. Skema gjithashtu i jep mundësinë çdo aplikanti të përfitojë nga më shumë se një masë mbështetjeje, pa kufizime monetare, duke lejuar kombinimin e investimeve në mbjellje të reja, me investime në teknologji dhe mbrojtjen e prodhimeve.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se qeveria shqiptare po punon për krijimin e modeleve që do të mbështesin fermerët në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke ofruar subvencione dhe kredi të buta. “Vetëm për vitin 2025 kemi vënë në dispozicion të sektorit të bujqësisë Skemën Kombëtare të Investimeve për vlerën e 20 milionë eurove. Kemi vendosur subvencionet për sektorin e bujqësisë në vlerën 45 milionë euro. Gjithashtu në fillim të këtij viti kemi lançuar edhe kreditë e buta për këtë sektor, në vlerën 250 milionë euro, e cila nëse do të kombinohej edhe me Garancinë Sovrane, të gjithë fermerët do të mund të përfitojnë kredi të buta me një normë interesi 2 % që do të garantohen deri në masën 70% nga shteti dhe vetëm 30% nga fermerët”, deklaroi Malaj.
Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, theksoi se procesi i aplikimit është thjeshtuar dhe fermerët mund të aplikojnë me ndihmën e agropikave të vendosura në 20 qytete të vendit, ndërsa aplikimet përfundimtare bëhen pranë zyrave të AZHBR-së.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën thirrje për gjithë fermerët dhe agropërpunuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 për të realizuar investime të qëndrueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri.
Mbështetja me grante në masën 50 % do të shoqërohet për gjatë gjithë vitit me asistencë të drejtpërdrejtë për disbursimin e masës së parë prej 30 %, brenda dhjetorit.

Strehim me interes 0%, kredia subvencionohet nga shteti - Gonxhja: Lehtësi për përballimin e kostos për kategori të veçanta
Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit për strehim. Programi synon të lehtësojë përballimin e......

Shqiptarët preferojnë kursime afatgjata - BSH: Depozitat deri në 2 vite, me rritjen më të madhe në qershor
Shumë qytetarë zgjedhin t'i ruajnë kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe......

QKB: Mbi 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor!
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta......

Kreditimi në bujqësi rikthehet në rritje/ Huadhënia për sektorin u ngjit me mbi 200% në Qershor
Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit po njeh një rimëkëmbje të ndjeshme në aksesin ndaj financimeve, duke reflektuar një kthim të interesit dhe besimit......

Konsolidohet sektori bankar në Kosovë - Banka Ekonomike blen degën e një banke turke
Sektori bankar në Kosovë po konsolidohet më tej. Së fundmi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar miratimin e blerjes nga Banka Ekonomike Sh.A.......

Bypass-i i Tiranës, tenderët mbyllen pa ankesa - Fondi limit 6 mld lekë, segmenti synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet
Tenderët për ndërtimin e bypass-it të Tiranës janë mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave dhe përzgjedhjes së kompanive që do të kryejë......

Sa bujare u tregua natyra në pesë vitet e fundit? Sektori i bimëve aromatike në vend mbetet një shtyllë e fortë
Të dhënat më të fundit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitet 2020-2024 tregojnë një panoramë të lëvizshme dhe interesante të prodhimeve......

Gjermania propozon sistem kuotash për çelikun - Ministri i financave: Tarifat e larta rrezikojnë industrinë dhe vendet e punës
Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, do të kërkojë përfshirjen e një sistemi kuotash për eksportet e çelikut në marrëveshjen tregtare të BE-së me......