''Skema e rritjes së përvitshme të pensioneve''/ Rama: Edhe fond individual shtesë

Kryeministri Rama ka deklaruar sot se është vendosur një skemë e rritjes së përvitshme të pensioneve dhe se po përgatitet edhe një kolonë e re mbështetëse për sistemin e pensioneve.
Në podkastin “FLASIM – Mes valëve të detit dhe fushës së blertë”, kryeministri u shpreh se skema aktuale e rritjes së pensioneve është e stabilizuar dhe po vijohet me ritme të përshkallëzuara në vitet e ardhshme.
''Kemi stabilizuar dhe kemi vënë në lëvizje një skemë rritjeje të përvitshme të pensioneve, çka është rritur në këtë janar do të dyfishohet në janarin e ardhshëm, do të trefishohet në janarin e 2028-ës, do të katërfishohet në janarin e 2029-ës dhe do të pesëfishohet në janarin e 2030-ës.
Po përgatisim edhe një kolonë tjetër të skemës së pensioneve, e cila i bashkëngjitet në mënyrë komplementare sistemit aktual, kolonës qendrore të pensioneve, duke krijuar një hapësirë të re dhe një mundësi të dytë mbështetjeje për të ardhmen.
Ideja është shumë e thjeshtë: çdo punonjës që zgjedh të kontribuojë me një shumë të vogël nga paga e tij, për shembull 1 euro në muaj, do të ketë një kontribut të barabartë nga pala tjetër, shteti ose punëdhënësi në sektorin privat. Në këtë mënyrë,kontributi dyfishohet dhe, muaj pas muaji, krijohet një fond individual, i cili i shtohet pensionit që përfitohet normalisht nga kolona e parë, skema ekzistuese.
Kjo nuk është absolutisht diçka “alla shqiptare”, sepse ne nuk bëjmë të tilla; po mësojmë nga përvojat më të mira dhe përpiqemi të sjellim këtu modele të sprovuara. Pra, është një model i mirënjohur që krijon mundësinë e krijimit gradual të një fondi pensionesh, për më shumë siguri për individin dhe për një lidhje më të qëndrueshme mes punonjësit dhe punëdhënësit, shtetit apo privatit. Një mekanizëm sigurie financiare për moshën e tretë dhe, e përsëris, një mekanizëm komplementar që nuk e prek, por e forcon mekanizmin aktual''- tha kryeministri Rama.
'Indeksim çdo dy vite i pagave'' - Rama: Vëmendja te fuqia blerëse dhe sektorët prioritarë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga 1 Janari i këtij viti ka nisur fazë e re e rritjes së pagave në vend, me një drejtim të qartë për rritjen reale të të......
''Rritja e pagës minimale dhe mbështetja për biznesin, prioritet i qeverisë''/ Lushnjë, Kryeministri Rama në kompleksin industrial me 2000 punonjës
Kryeministri Rama, i cili po vijon takimet në qytetin e Lushnjës, u ndal sot në një kompleksin industrial ku operon një kompani koreano-jugore, e cila sot......
Rama: Rritëm ndjeshëm pagat dhe të ardhurat për frymë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Lushnjë, solli në vëmendje disa statistika që dëshmojnë......
Rama: Opozita flet në Bruksel kundër vendit, negociatat vijojnë sipas kalendarit
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në asnjë rast tjetër nuk ka ndodhur që gjatë procesit të negociatave me......
Lushnje, modernizohet DPSHTRR – Godinë e re me zgjerim të ndjeshëm të shërbimeve për qytetarët
Në vijim të aktiviteteve të ditës në Lushnje, Kryeministri Edi Rama inspektoi godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor......
Rama: Bashkimi i fermerëve, domosdoshmëri - ”Vetëm duke u bashkuar secili fiton 30% më shumë”
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të Bashkimit Europian. Në një takim me......
“Qasje e re, nxitje bashkëpunimit mes fermerëve” - Rama: Përfitime konkrete. Balluku: Po shtohen të rinjtë në bujqësi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët në Krutje të Lushnjës, mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe......
“Fermerët në Myzeqe kanë ndërtuar jetën mbi tokën dhe punën e palodhur’’ - Balluku: Myzeqeja mbetet një nga zonat më të rëndësishme bujqësore
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste të qarkut Fier dhe deputete Belinda Balluku, tha gjatë takimit me fermerët në Krutje të Lushnjes se falë punës së......


