Skema e pensioneve, shtohen mbi 31 mijë kontribuues - Privati “mban” buxhetin. Rritet ndjeshëm numri i pensionistëve

Mbi 31 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë vitit që lamë pas duke sjellë gjithashtu rritje të konsiderueshme të të ardhurave.
Referuar të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga 805,416 kontribuues në vitin 2024, shifra ka arritur në 836,910 në 2025, me një shtesë prej 31.494 kontribuues.
Konkretisht, sektori privat mban peshën kryesore në skemë, me rreth 559,457 kontribuues, që gjithashtu ka pësuar rritje me 16.648 individë më shumë në skemë gjatë viti 2025. Përpos ecurisë së tregut të punë kjo rritje i atribuohet edhe reformës antiinformalitet të ndërmarre nga qeveria. Nga ana tjetër 167,565 kontribues janë nga institucionet publike, me një rritje prej vetëm 755 kontribuesish.
Ndërsa një shtesë e rëndësishme është vënë re sa i takon kontributeve në bujqësi, ku numri i fermerëve të cilët paguajnë sigurimet shoqërore arrin në 101,088 fermerë, nga 88,866 që ishin në vitin 2024, apo 12.222 më shumë, të cilët janë vetëdeklaruar dhe do të jenë edhe përfitues të pensionit në të ardhmen. Nga ana tjetër, rritje kanë shënuar edhe kontribuuesit vullnetar, duke arritur një total prej 8801 nga 6931 që ishin në 2024.
Nëse do të llogarisnim dhe kontribuuesit nga shteti dhe ata me përfitim afatshkurtër, numri total në skemë, arrin në rreth 871 mijë.
Nga ana tjetër paralelisht është rritur edhe numri i përfituesve nga skema, duke bërë që numri i pensionistëve në total në 2025 të regjistrohet në 754,981, ku përfshihen pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare, me një shtesë prej 33.582 përfitues më shumë.
Të ardhurat totale nga skema e sigurimeve shoqërore për vitin 2025 rezultojnë në 185,5 miliardë lekë, me një kapërcim prej 18 miliardë lekë krahasuar më një vit më parë.
Fluturime të reja direkte nga Rinasi drejt Zvicrës e Bullgarisë/ Zyrih -Tiranë, 3 fluturime në javë. Rama: Zgjerimi sjell rritje të turizmit
Rrjeti i destinacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës vazhdon të zgjerohet. Fluturimi mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme që regjistroi përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur atë në vlera relativisht të qëndrueshme teksa është blerë......
SHBA do vazhdojë bisedimet teknike me Iranin - Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e Memorandumit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në “bisedime teknike” me Iranin dhe mbeten të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje mbi konfliktin,......
2.4 milionë € për bizneset, mbështetje investimeve - Ja kush përfiton dhe çfarë kushtesh ofrohen nga buxheti total 250 mln euro
Qeveria vijon mbështetjen për sektorin privat, duke ndarë edhe 2.4 milionë euro të reja për financimin e investimeve të kompanive vendase. Ministria e......
Karburantet me rregulla të reja pas 20 vitesh - Vetëm ato që plotësojnë standardet, do të lejohen në treg
Pas gati dy dekadash, Maqedonia e Veriut po ndërmerr rregulla të reja për cilësinë e karburanteve të lëngshme. Qeveria ka miratuar Rregullore të re për......
Apollo, ofertë $7.7 mld për të blerë EasyJet - Tejkalon ofertën e grupit amerikan të kreditimit, Castlelake
Apollo Global Management ka arritur një marrëveshje për të blerë kompaninë EasyJet, në një marrëveshje prej 5.7 miliardë paund, apo 7.7 miliardë dollarë,......
Ligji i Faljes, Tatimet: Deri tani janë fshirë 313 milionë euro detyrime për 121,630 tatimpagues
Drejtoria e Tatimeve, me një njoftim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se “po vijon procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore për tatimpaguesit......
Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale review negative, për të dëmtuar reputacionin e bizneseve të turizmit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita doli sot para gazetarëve në një konferencë për shtyp, në kuadër të angazhimit për komunikim të......



