Skema e pensioneve, cilat janë rekomandimet e FMN? - “Niveli i pensioneve të reflektojë kontributet, konsideroni skemat private”
Fondi Monetar Ndërkombëtar del në përfundimin se skema e pensioneve në Shqipëri përballet me risqe të shumta që vijnë nga emigracioni, rënia e nivelit të lindjeve dhe plakja e popullsisë, duke bërë që sistemi i pensioneve në Shqipëri të përballet me një deficit dhe presionet mbi shpenzimet pritet të rriten në përputhje me tendencat e parashikuara demografike.
Sipas analizës së FMN-së raporti i varësisë së të moshuarve në Shqipëri (26%) pritet të trefishohet deri në vitin 2070 (83%), një nivel shumë më i lartë se në vende të krahasueshme (50-60 %).
Sipas FMN, rritja e kostove të pensioneve është nxitur kryesisht nga përqindja e popullsisë së moshuar. Kontributet supozohet të rriten së bashku me PBB-në për punëtor. Por hendeku i financimit të pensioneve gjithashtu parashikohet të rritet në mënyrë të qëndrueshme në terma afatgjatë, duke arritur kulmin në rreth 7-8 për qind të PBB-së përpara se të moderohet ndërsa popullsia e të moshuarve arrin kulmin. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtare bazohen në një grup të thjeshtë supozimesh duke marrë në konsideratë çdo masë reformuese , përfshirë reformën e pagave) si dhe ndikimin e emigracionit në numrin e mundshëm të përfituesve në afat të gjatë.
Ky institucion ngre alarmin se në vitet në vijim ka të ngjarë që më shumë njerëz të kenë të drejtë për pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mos përfitojnë pension, për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit, në të ardhmen. “ Shkalla e agreguar e zëvendësimit mund të ulet dhe të ngrejë shqetësime për rënien në varfëri të të moshuarve. Ndërsa në vitin 2012 personat që kanë dalë në pension kishin kontribuar mesatarisht 35 vite, ata që dolën në pension në vitin 2022, kontribuuan mesatarisht për 27 vite” nënvizon FMN.
Sipas analizës së FMN, “prioriteti është adresimi i mbulimit të dobët mes popullsisë në moshë pune. Opsionet që mund të merret në konsideratë, janë ruajtja e stimujve për të rriturit në moshë pune që të respektojnë kontributet. Kjo nënkupton ruajtjen e normës së kontributit në një grup të arsyeshëm dhe ndoshta kryerjen e studimeve për të kuptuar nëse një periudhë më e shkurtër e kushtëzimit mund të nxisë më shumë punonjës për të kontribuar”. Po ashtu, sugjerohet që niveli i pensioneve të ardhshme të jetë i harmonizuar mirë me kontributet e kaluara, duke shmangur pengesat për të marrë pjesë në skemë.
“Planet vullnetare të pensioneve private, mundësisht me auto- regjistrim, janë dëshmuar të jenë një kanal i mirë në disa vende për të nxitur pjesëmarrjen dhe rritjen e përfshirjes financiare. Megjithatë, duhet të trajtohen përjashtimet përkatëse tatimore kujdes, pasi ato gjithashtu kufizojnë të ardhurat me një ndikim të lartë në pjesëmarrje.
Një ditë më parë, Shefja e misionit të FMN në Tiranë tha se u qëndron këtyre rekomandimeve për skemën e pensioneve të cilat janë bërë në fillim të vitit.
Kohëzgjatja e kontributit për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht 37.5 vjet dhe kërkohet një minimum prej 15 vitesh për të përfituar një pension të pjesshëm, nivel pak më i lartë se mesatarja e OECD (34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm).
Ndërsa reforma e vitit 2015 rrit gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032; ngriti moshën e daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë; vendosi një pension social jo kontributiv; dhe lidhi më ngushtë kontributet me pagat reale duke u rritur tavani i kontributeve.
Sondazh

Australia propozon një kufi moshe për rrjetet sociale - Cilat vende të tjera po shqyrtojnë kufizime?
Qeveria e Australisë ka prezantuar një projekt-ligj të ri që do t'i ndalojë fëmijët 16 vjeç e poshtë të përdorin mediat sociale, si pjesë e përpjekjeve të......

“BSH përmbushi ambicien kryesore të integrimit” - Ambasadori Gonzato takohet me guvernatorin Sejko: Vlerëson Anëtarësimin në SEPA
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim në Bankën e Shqipërisë me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri......

Britania raporton shkallën më të lartë të rritjes së emigracionit të përhershëm midis vendeve të OECD!
Emigrimi i përhershëm drejt vendeve të OECD-së është në nivelin më të lartë historik, me 11 vende që shohin shifra rekord të mbërritjeve. Numri i......

Forumi i Biznesit: Investimet e huaja nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri, me rritje të konsiderueshme
Me një rritje të investimeve arabe në Shqipëri, dhe një trend pozitiv të shkëmbimeve tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi ynë po bëhet gjithnjë e më......

326 euro për një kafe? Ferma skoceze josh investitorët aksione dhe kafeinë!
Një fermë qumështi skoceze po ofron atë që e faturon si filxhanin e kafesë më të shtrenjtë në Mbretërinë e Bashkuar, 272 £ (326 €) për një kafe me krem, një......

Europa përfshihet nga i ftohti polar – Reshje dëbore dhe erëra të acarta parashikohen gjatë fundjavës!
Bora ka filluar të bjerë nëpër pjesë të Europës Qendrore, ndërsa një front i ajrit të ftohtë polar po përfshin gjithë kontinentin. Në Belgjikë, shiu i......

Anëtarësimi në SEPA/ Rama: Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria nga prilli Shqipëria do të bëhet zyrtarisht pjesë e SEPA. Në një postim në platformën X, Kreu i......

Spanja do të japë leje qëndrimi dhe pune për rreth 300 mijë emigrantë pa dokumente në vit!
Spanja thotë se do të japë leje qëndrimi dhe pune për rreth 300,000 emigrantë pa dokumente çdo vit për tre vitet e ardhshme. Elma Saiz, Ministrja Spanjolle e......