Skema e naftës në bujqësi, kryeministri Rama: Kemi hequr abuzimet, jo mbështetjen për fermerët

Heqja e skemës së naftës për fermerët nuk e ul mbështetjen në bujqësi, përkundrazi krijon mundësinë për më shumë financim. Kryeministri Rama u tha fermerëve se paratë do të shkojnë aty ku duhet dhe abuzimet me naftën e bujqësisë marrin fund.
"Në këtë sens, ne nuk kemi faktikisht, hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë edhe për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë, sepse kjo është e vërteta. Ose kemi dalë në atë konkluzion edhe për një fakt tjetër për shembull, që shumë njerëz që punojnë në tokat e të tjerëve kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe t'ia japin të tjerëve, sepse është dhënë për sipërfaqe, sipërfaqja është në emrin e dikujt tjetër. Ai dikush tjetër ka një Mercedes në qytet edhe merr naftën nga ai që punon atje", tha Rama.
Takimin me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, Rama e shfrytëzoi si një model, duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes fermerëve për të përfituar edhe më shumë.
"Duke krijuar këtë konsorcium, që shpresoj shumë t'i bashkohen dhe të tjerë dhe do t'i bashkohen se s'do kenë rrugë tjetër, juve ulni kostot, krijoni masë kritike për negocim dhe eksportoni apo nxirrni në treg këtu, me një çmim që juve ju sjell vlerë të shtuar. Kaq e thjeshtë është kjo, në fjalë".
Kryeministri kërkoi gjithashtu që prodhuesit në bujqësi apo investorët në agropërpunim, të jenë të vetëdijshëm për të garantuar standardet me synimin që të krijohen mundësinë e eksportimit edhe në vendet e Bashkimit Europian.
Ndryshojnë çmimet e shitjes së karburanteve, Bordi: Nafta 217 lekë për litër, bezina 176 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri cmimet e shitjes së karburanteve në tregun e pakicës dhe të shumicës. Cmimet e reja hyjnë në fuqi sot më 10 Prill......
“Negociatat me BE-në po ecin normalisht” – Hoxha: Pyetjeve nga vendet anëtare i përgjigjet KE
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se nuk ka asnjë bllokim apo ngrirje të procesit të negociatave, por është një proces që po......
“Po përgatitet reforma e pensioneve” - Rama: Rritja ekonomike na lejon të mbështesim pensionistët
Reforma e pensioneve ishte fokusi i kryeministrit Rama në një takim me pensionistët e njësisë 2 të Kryeqytetit. Ai u shpreh se rritja ekonomike ka mundësuar......
Biznesmenët e huaj “prishin” ortakërinë me shqiptarët/ Sipërmarrjet 100% të huaja rriten. Ndërmarrjet e përbashkëta tkurren nga viti në vit
Sipërmarrjet e përbashkëta mes shqiptarëve dhe të huajve duket se po humbasin terren në ekonominë shqiptare, ndërsa bizneset me pronësi plotësisht të huaj......
E-albania shënoi rritje gjatë muajit Mars/ Cilat shërbime kërkuan më shumë qytetarët?
Platforma qeveritare e-Albania prej vitesh është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorura nga qytetarët shqiptarë, pasi ofron akses të shpejtë dhe të......
Malaj takim me biznese të sektorit të turizmit në Berat - Fokus deklarimi real i pagave, formalizimi i sektorit dhe konkurrenca e ndershme
Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një takim me subjekte që operojnë në......
Lirimi i brezit të sigurisë në akset rrugore kombëtare dhe krijimi i korridoreve të gjelbra, takim Hita-Kozeli
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim pune me......
Program Kombëtar për Parkimet - Demo: Rritje në zonat urbane e turistike, investimet edhe në bashkëpunim me privatin
Qeveria ka prezantuar Programin Kombëtar të Parkimeve, një nismë që synon të adresojë një nga problematikat më të prekshme në qytetet shqiptare, veçanërisht......


