Shqipëria Postuar më 24 Korrik 2025, 09:25

Skema e investimeve, lidhen 251 kontrata/ Në 4 muaj janë disbursuar fondet për 7 përfitues

Nga Elisabeta Dosku

Skema e investimeve, lidhen 251 kontrata/ Në 4 muaj janë disbursuar

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka lidhur 251 kontrata me bizneset në fushën e bujqësisë gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti nga të cilat janë disbursuar fondet vetëm për 7 përfitues me vlerë 5.5 milionë lekë.

Sipas dokumentit për zbatimin e buxhetit 2025,  pjesa tjetër e disbursimit pritet të përfundojë deri në muajin Gusht.

Skema e investimeve 2024 mbështet fermerët në disa masa, siç është mekanizimi i bujqësisë, ndërtimi i stallave dhe stabilimenteve; sera diellore; rrjetat antiibreshër si dhe akuakulturën dhe fondi është 5 milionë euro. 

Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 ka përfunduar më 8 nëntor 2024, ndërsa afati i afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve u shty deri më 28 Shkurt 2025. 

Referuar të dhënave zyrtare të AZHBR, Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistruar gjithsej 404 aplikime. Nga këto, në fazën fillestare rezultuan 360 aplikime të cilat përmbushnin kriteret kanë përmbushur kriteret e përzgjedhjes.

Interesi më i lartë ka qenë për investime në mekanizimin e fermave me 305 aplikime dhe për ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve me 49 aplikime. Ndërkohë, numri i aplikimeve për masat që lidhen me serrat diellore dhe akuakulturën ka qenë më i kufizuar. Rajonet me kërkesën më të lartë për këtë skemë janë Fieri, Vlora dhe Korça, duke reflektuar interesin e fermerëve për mbështetje në këto zona me tradita bujqësore dhe blegtorale.

Mbështetja financiare është një iniciativë e rëndësishme për modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke siguruar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të konkurrencës në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në rajonet me potencial të lartë prodhimi.

Po ashtu, qeveria ka vënë në dispozicion edhe 5.5 milionë euro për mbështetjen e sektorit bujqësor gjatë vitit 2025 përmes skemës së Investimeve, duke zgjeruar ndjeshëm gamën e përfituesve të mundshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat