Shqipëria Postuar më 8 Prill 2025, 14:52

“Skanimi ka ulur ndjeshëm kontrabandën” - Rama: Porti i Durrësit do të jetë me nivelin më të lartë të teknologjisë

Nga Hamit Yzeiraj

“Skanimi ka ulur ndjeshëm kontrabandën” - Rama: Porti i

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet të zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ndërhyrë aty ku ka vonesa për shkak të fluksit të ngarkesave, me synimin për të nxitur eksportet shqiptare.

"Ndryshimet këtu janë të domosdoshme dhe do të realizohen. Po punohet edhe me ministrinë përkatëse për t’ju ndihmuar. Ky është një koncesion atipik, më i keqi i mundshëm, që e kemi trashëguar, dhe do të na kushtonte shumë nëse do ta çonim në arbitrazh. Megjithatë, jemi përpjekur ta menaxhojmë, ta vëmë në shfrytëzim dhe ta bëjmë sa më funksional për ju. Kemi arritur që koston nga 45 euro ta ulim në 22 euro. Por në thelb mbetet një koncesion I rregullt, sepse skanimi i kamionëve bëhet për interes të shtetit  për sigurinë, luftën kundër krimit dhe kontrabandës  dhe jo për llogari tuaj," U shpreh kryeministri Rama.

Rama theksoi gjithashtu se projekti më madhor i qeverisë është ndërtimi i portit të ri të Durrësit, që do të përfshijë edhe një komponent ushtarak në funksion të NATO-s.

“Do të ndërtojmë një port të ri ultramodern, me standarde ndërkombëtare dhe teknologji të avancuar. Të tillë porte nuk gjenden shpesh në Europë, pasi zakonisht ndërtohen jashtë saj. Procesi i fazës së parë të seleksionimit ka përfunduar dhe tashmë kemi hyrë në fazën e dytë për të përzgjedhur përfundimisht fituesin. Procesi u përsërit për shkak të rregullave strikte, dhe tani jemi në fazën e shpalljes së fituesit, lidhjes së kontratës dhe nisjes së ndërtimit. Ky do të jetë një port me nivelin më të lartë të teknologjisë, që do të përfshijë edhe një komponent ushtarak në shërbim të NATO-s. Unë besoj se ditët më të mira janë përpara.”

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministrja e Shtetit për Klimën dhe Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, e cila premtoi zgjidhje konkrete për reduktimin e kohës së pritjes, duke e shkurtuar atë me 2 deri në 4 orë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat