Situatë e vështirë në Gramsh, helikopterët dhe ushtria në terren - Digjen pasuritë e fermerëve, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke
Tym, helikopterë, dronë, por edhe jehona e banorëve në ajër, dominuan pamjen e Njësisë Administrative Skënderbegas në qytetin e Gramshit, pas zjarreve të 12 gushtit, që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme.
Ministria e Mbrojtjes, së bashku me Emergjencat Civile, vendosi që çdo banor në këtë zonë të evakuohej drejt zonave më të sigurta, pasi flakët nuk përpinë vetëm shkurre, por edhe banesa, duke detyruar institucionet të vepronin me urgjencë.
Tre helikopterë u vunë në lëvizje gjatë fshatrave të kësaj njësie administrative, duke mundësuar kontrollin e flakëve nga ajri. Në terren ishin prezente emergjencat civile, zjarrfikësit, policia e shtetit, përfaqësues nga bashkia dhe forcat e armatosura. Megjithatë, pamja më prekëse ishin banorët e qytetit të Gramshit, që kishin ardhur me ujë dhe ushqime për të ndihmuar ata në nevojë.
Shtrirja e zjarreve ka detyruar shumë banorë të braktisin shtëpitë e tyre. Ata janë larguar drejt zonave më të sigurta, ku kërkojnë strehim dhe mbrojtje nga flakët që përparojnë me shpejtësi.
Përveç humbjes së pronave, zjarri ka shkatërruar edhe investimet tradicionale të fermerëve në këtë zonë. Vreshtat e djegura, ullishtet ku vetëm një pjesë e gjetheve ka mbetur, dhe bagëtia në zonat më të thepisura janë goditur rëndë. Shumica e dëmeve kërkojnë shumë kohë për t’u rikuperuar, ndërsa disa mund të mos rikuperohen kurrë.
Lufta me flakët është zhvendosur në disa fshatra më në periferi të kësaj njësie administrative, ku përveç helikopterëve u pa në ajër edhe një aerodron që u përdor për të monitoruar gjendjen.
Angazhimi i plotë i forcave të emergjencës vijon edhe në këto orë, duke qenë vazhdimisht pranë banorëve të prekur nga fatkeqsia.

Temperaturat e larta “djegin” faturat e dritave - Ndryshimet klimatike, konsumi i energjisë elektrike në verë është rritur me 38%
Shqipëria po përballet me vera gjithnjë e më të nxehta, çka ka ndikuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga familjet. Të dhënat zyrtare tregojnë......

Rekord dëmesh nga zjarri, mbi 45 mijë hektarë të djegur - Kush do i mbulojë? Në 2025, vetëm 31 mijë kontrata sigurimi. Barra kryesore, shtetit
Me rreth 90 vatra zjarri dhe mbi 45 mijë hektarë sipërfaqe të djegur që nga fillimi i vitit e deri më tani, situata me zjarret në Shqipëri ka dalë jashtë......

Gati ndëshkimet për mallrat false në tregje - Më 16 gusht hyn në fuqi ligji, më shumë mbrojtje për bizneset dhe konsumatorët
Ligji që synon ti japë më shumë mbrojtje bizneseve të huaja dhe shqiptare që kanë të regjistruar markën, e cila u keqpërdoret, hyn në fuqi më datën 16......

Cilat janë mashtrimet që mund t’ju zbrazin llogaritë bankare? - Sadiku: Bankat nuk kërkojnë kurrë të dhëna personale sensitive përmes mesazheve
A ju kanë ardhur email-e apo mesazhe në telefon nga numra që hiqen si të bankës, me linqe që ju kërkojnë të dhënat bankare? Nëse po, kjo ka qenë një......

Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën. Janë më aktivët në ekonomi
Kur flasim për punësimin në Shqipëri, të dhënat tregojnë se jo të gjithë qarqet ecin me të njëjtin ritëm. Në vitin 2024, shkalla e punësimit dhe ajo e......

Më shumë naftë në treg në vitin 2025 - IEA rrit parashikimin pas vendimit të OPEC+ për të shtuar prodhimin
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se ka rritur parashikimin për furnizimin me naftë për këtë vit, pas vendimit të grupit prodhues OPEC+ për të......

Ministria Mbrojtjes urdhëron evakuim urgjent të banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë!
Ministria e Mbrojtjes nxori sot urdhër urgjent evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë. “Për shkak të përhapjes së shpejtë të......

“Situata e zjarreve, drejt stabilizimit” - Ministria e Mbrojtjes: Mbi 10 mijë forca të emergjencave, në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mbi 10 mijë forca të......