Situata zjarreve në vend/ AKMC: Katër vatra aktive, dhjetë janë shuar!
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka dhënë informacione sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 03.07.2025, deri në orën 20:30, datë 03.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar dhjetë vatra zjarri dhe janë aktive katër vatra. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
· Fshatin Byshek, njësia administrative Shushicë, bashkia Elbasan;
· Në fshatin Vehçam, njësia administrative Hotolisht, bashkia Librazhd;
· Ish-fabrikën e çimentos, njësia administrative Nr 1, bashkia Vlorë;
· Lagjen Nr. 6 Kavajë, bashkia Kavajë;
· Lagjen Yzberisht, njësia administrative Kashar, bashkia Tiranë;
· Fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë;
· Fshatin Moravë, njësia administrative Otllak, bashkia Berat;
· Fshatin Rrencë, njësia administrative Gur i Zi, bashkia Shkodër;
· Fshatin Ashtë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës;
· Në fshatin Hoçisht, njësia administrative Hoçisht, bashkia Devoll;
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
Qarku Vlorë
Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë dje vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për t’u arritur në këmbë. Nga puna e forcave në terren është eleminuar rreziku për banesat. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë në fshatin Malcan.
Qarku Elbasan
Më datë 03.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje u angazhuan gjatë ditës së sotme 6 automjete zjarrfikëse me 18 efektivë nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Librazhd, Tiranë dhe Peqin, 12 mjete të tonazhit të rëndë, 5 fadroma, 2 ekskavatorë dhe 1 traktor me zinxhirë nga bashkia Elbasan. Nga Forcat e Armatosura u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 35 trupa, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar. Gjatë ditës u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Zjarri vijon të mbetet problematik.
Qarku Kukës
Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e zjarrit: 10 punonjës të Shërbimit Pyjor , 5 forca të MZSH Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.
Qarku Tiranë
Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në orën 13:30, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarje shkuan 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë nga MZSH Tiranë dhe 3 forca policore. Terreni jo i favorshëm e bën të vështirë kalimin e mjeteve dhe vatra vijon të mbetet aktive.

“Bankers Petroleum, ende nën hetim” - Ministri i Financave, Malaj: Kontrata u rishikua në 2009 në disfavor të shtetit
Kompania naftë nxjerrëse “Bankers Petroleum” është ende në hetim. Kështu është shprehur Ministri i Financave, Petrit Malaj, një ditë më parë nga foltorja e......

Temu dhe Shein i “kthejnë shpinën” SHBA-së - Heqja e përjashtimit “de minimis” ul ndjeshëm dërgesat kineze
Pas heqjes së përjashtimit tatimor për paketat me vlerë të ulët, dërgesat ajrore nga Kina drejt SHBA-së ranë ndjeshëm. Platformat si Temu dhe Shein po e......

BE, në kërkim të fuqisë punëtore - Katërfishohet numri i Kartave Blu për punonjësit e huaj
Në vitet e fundit, numri i Kartave Blu të BE-së për punonjës të kualifikuar nga vende joanëtare u rrit ndjeshëm. Megjithatë, ekspertët dyshojnë se ky......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë pasi është blerë këtë mëngjes me 82.6 lekë dhe është......

Microsoft shkurton 4% të stafit - Kompania redukton kostot dhe fokusohet tek inteligjenca artificiale
Microsoft do të pushojë nga puna rreth 4% të stafit global për të reduktuar kostot. Masa vjen ndërsa kompania po shton investimet për inteligjencën......

Thatësira “paralizon” Ballkanin Perëndimor - Vapa ekstreme rrezikon bujqësinë dhe energjinë në vendet e rajonit
Ballkani Perëndimor po përjeton një thatësirë të madhe për shkak të valës afrikane të nxehtësisë. Vendet e rajonit përballen me krizë uji dhe rënie të......

Flukset turistike në Portin e Durrësit, masa për shërbim efikas!
Në kuadër të sezonit turistik veror 2025, Autoriteti Portual Durres ka nisur zbatimin e një plani të detajuar masash për garantimin e një shërbimi efikas dhe......

Ministrat Malaj dhe Murati, vizitë të përbashkët inspektimi në degën doganore Morinë-Vërmicë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati. Ky takim u......