Shqipëria Postuar më 7 Janar 2026, 13:22

Situata nga reshjet, probleme edhe me energjinë - MIE: Janë stakuar 17 fidera. Nënstacioni Kajan, jashtë pune

Nga Fabjona Pasho

Situata nga reshjet, probleme edhe me energjinë - MIE: Janë stakuar 17

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit. Sipas raportit të strukturave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht janë 17 fidera të stakuar për shkak të motit të keq, ndërsa nënstacioni Kajan në Belsh ka dalë jashtë pune si pasojë e shkarkesave atmosferike, duke shkaktuar avari në pajisjet 10 kV.

Në terren ka nisur puna për zëvendësimin e çelsave dhe aseteve të dëmtuara, ndërkohë që në rrjetin e transmetimit, situata paraqitet e qëndrueshme. Të gjitha linjat  400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal, dhe brigadat e linjave e nënstacioneve janë në gatishmëri.

Në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, autoritetet raportojnë një situatë kryesisht të normalizuar. Në Lezhë furnizimi është normal dhe në qytet nuk ka prani të ujërave sipërfaqësore. Në Durrës, situata është drejt normalizimit, me përmirësim të ndjeshëm në zonat e Kënetës dhe Nishtullës. Ndërsa në Kukës, burimet e furnizimit me ujë vijojnë të jenë të turbulluara, për shkak të prurjeve dhe ndikimit të reshjeve.

Situata nga reshjet, probleme edhe me energjinë - MIE: Janë stakuar 17

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, gjatë natës, në intervalin 01:30–03:30, për shkak të kushteve të rënda meteorologjike janë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari, Këln) drejt Brindisit dhe Barit. Gjatë ditës së sotme, operimet në aeroport raportohen normale.

Në Portin e Durrësit puna vijon normalisht në të gjithë sektorët.

Në Portin e Vlorës, trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur dhe është nisur në mbrëmje sipas parashikimit, por mbetet ende e pezulluar lëvizja e mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës. Në Portin e Sarandës, situata paraqitet e qetë dhe trageti I linjës me Korfuzin ka vijuar normalisht operimet.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat