Situata nga reshjet, Balluku në HEC Koman: Nuk parashikohet hapje e portave

Situata në Kaskadën e Lumit Drin është plotësisht nën kontroll dhe nuk parashikohet hapje e portave të hidrocentraleve. Ky ishte mesazhi që përcolli zv. Kryeministrja dhe minister e energjisë Belinda Balluku, gjatë inspektimit në orët e mbrëmjes në Hidrocentralin e Komanit. Zonja Balluku deklaroi:
“Pritet një përmirësim i motit gjatë ditës së enjte dhe përsëri të premten do të ketë agravim. Megjithatë ne jemi të përgatitur dhe çfarë është më e rëndësishme, që duam tu themi të gjithë njerëzve, nuk parashikohet hapje e portave të hidrocentraleve. Shpesh abuzohet me lajmet, në rastet e përmbytjeve të Nënëshkodrës, ndaj ne po e bëjmë me dije se i kemi kapacitetet, sepse kemi punuar që nga data 11 Nëntor për të liruar volume dhe kemi rreth 4.5 metra mundësi për të akumuluar në Liqenin e Vaut të Dejës dhe rreth 7 metra në Liqenin e Komanit. Ndërkohë 5 agregatet e Vaut të Dejës janë në funksion dhe 4 agregatet e Komanit janë në funksion, ndërsa Fierza qëndron e mbyllur për të akumuluar sa më shumë dhe për të rritur nivelin e liqenit”.
Ibrahimaj- VanHorn: Vizioni i Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka patur një takim në ambasadën e SHBA me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Pas takimit ambasada......
Ndërprerja e shërbimeve nga platforma ndërkombëtare “Cloudflare”, deklaratë e AKSK
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një deklaratë të posaçme pas ndërprerjes së punës në serverat e shërbimeve të ofruara nga platforma......
Shqipëria prezanton potencialin e saj natyror në tregjet arabe – Produktet “Made in Albania” në Dubai
Shqipëria po shpalos cilësinë dhe origjinën e saj unike në Panairin Ndërkombëtar “Organic & Natural Products” në Dubai, që zhvillohet nga 17–19 nëntor, një......
Kryeministri Edi Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Ne vazhdojmë punën!
Komisioni Evropian po Forumin e Zgjerimit të BE, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029. Kryeministri Edi......
Balluku: Situata nën kontroll, strukturat e MIE në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë vështirësi të dukshme sidomos në......
Si do të zhvillohet ekosistemi i start up-eve? - Ymeri: Agjencia do të përdorë instrumenta teknikë dhe financiarë
Zhvillimi i ekosistmit të start up-eve, është një nga fokuset kryesore të agjencisë së Startup Albania. Sipas drejtorit të kësaj agjencie, do të përdoren dy......
“Ekonomia shqiptare, rritje të moderuar në 2025-2027” - Parashikimet e BE: Bie “hovi” i turizmit. Investimet do qëndrojnë të forta
Ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet, ndonëse me ritme më të moderuara krahasuar me vitet e fundit. Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian për vitet......
Konstituohet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore - Gjiknuri dhe Bylykbashi: Duhen adresuar rekomandimet e ODIHR
Këtë të martë është konstituuar Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri tha se komisioni synon......





