Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për evakuimin e qytetarëve dhe sigurimin e akseve rrugore

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq për pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.
Më problematike paraqitet aktualisht zona e Shënkollit dhe fushës së Bregut të Matës, ku po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit
“Në Sukth po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet. Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat.
Në Shënkoll po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit, ku FA kanë dislokuar mjete të rënda dhe varka për parandalimin e përmbytjeve të fushës së Bregut të Matës.
Në Shëngjin është punuar për largimin e ujin nga oborret e shtëpive, pallateve dhe hoteleve me 10 forca të FA, 3 automjete, 3 pompa si dhe 11 forca bashkiake
Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë po punohet për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave. Ekipet e emergjencave ndodhen në terren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga rrëshqitjet.”
Në qarqet e tjera situate paraqitet e qetë, ndërsa ekipet janë në terren për rikthimin e situatës në normalitet.
“Subjektet kontraktore po pastrojnë gurët dhe inertet në rrugët nacionale për të mbajtur akset të kalueshme, ndërsa në Ujmisht dhe Zapod po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Në Has po vlerësohen dëmet në urën e dëmtuar.
Në Shalë është hapur segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa në pjesën Ndërlysaj–Breg-Lumi ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga rrëshqitjet.
Në Libohovë po punohet për zhbllokimin e aksit Suhë–Poliçan pas shembjes së rrugës.
Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet.
Në Lushnjë po monitorohet situata nga dalja e lumit Seman në tokat bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat.
Në Gramsh po ndërhyhet me mjete për të shmangur daljen e lumit Kerpicë nga shtrati.
Në Berat po vendosen prita mbrojtëse dhe po pastrohen rrugët për shkak të prurjeve të Osumit, i cili ka përmbytur qindra hektarë tokë. Në Poliçan dhe Dimal po ndërhyhet në zonat ku lumi ka dalë nga shtrati dhe po ndihmohen familjet e prekura.
Në Vithkuq e Bulgarec po ndërhyhet pranë banesave të rrezikuara nga prania e ujit. Në Maliq e Kolonjë ekipet po ndërhyjnë për të riparuar pasojat e rrëshqitjeve të dherave”.
Në Dibër dhe Klos po punohet për pastrimin e përrenjve që kanë dalë nga shtrati dhe për mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Në Mat janë angazhuar mbi 40 forca me mjete të specializuara për hapjen e rrugëve të dëmtuara, evakuimin e familjeve dhe menaxhimin e përmbytjeve në shkolla e banesa. Në disa akse rurale në Dërjan, Rukaj, Macukull e Lis po punohet për rikthimin e qarkullimit.
BE “thjeshton” rregulloren e IA - Propozimi i ri favorizon kompanitë amerikane të teknologjisë
Bashkimi Evropian ka prezantuar propozime të reja për të thjeshtuar rregulloret mbi inteligjencën artificiale dhe privatësinë. Këto masa kanë tërhequr......
Përfundon afati për garancinë sovrane në bujqësi - Cilat janë kriteret që kualifikojnë agrobizneset për financim deri në 250 mijë euro?
Aplikimet për Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane nga biznese në sektorin e bujqësisë, pranë bankave tregtare mbyllen më datë 20 nëntor 2025. Fermerët dhe......
Ndryshon faturimi i energjisë - ERE miraton udhëzimin e ri për të gjitha kategoritë e konsumatorëve
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që ndryshon mënyrën se si pasqyrohet konsumi i energjisë elektrike në faturat mujore të......
Cili qark kryeson për martesa? Lezha me numrin më të lartë për 1000 banorë, Berati në fund të listës
Panorama e martesave në Shqipëri paraqet dallime të qarta mes qarqeve, sipas të dhënave më të fundit të mbledhura për popullsinë dhe numrin e martesave.......
BE përgatit “stafin” e mbrojtjes - Synon të trajnojë 600,000 punëtorë për të luftuar mungesën e aftësive
Bashkimi Evropian deklaron se rreth 600,000 persona do të aftësohen ose riaftësohen për industrinë e mbrojtjes deri në vitin 2030, pasi sektori po has......
Cilat janë projektet për mbrojtjen nga përmbytjet? - 15 prej tyre janë vazhdim, buxheti financon rehabilitimin për 10 km argjinatura
Shqipëria po përballet me mot të keq dhe reshje intensive, me pasoja në përmbytje të tokave bujqësore dhe dëme ekonomike për familjeT shqiptare. Por cilat......
87 mln lekë për rrjetin e ri elektrik Kashar-Kamëz - OSSH: Synohet rritje e cilësisë së furnizimit
OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e dy fiderave te rinj nga n/stacioni Kashar 110/20 kV dhe rikonstruksion i kabinave ekzistuese, me fond......
APD: Performanca 10-mujore e Portit të Durrësit, volumet tregtare rriten me 7.2 %
Porti i Durrësit ka vijuar trendin pozitiv të performancës edhe gjatë dhjetëmuajve të vitit 2025, duke konfirmuar rolin e tij të konsoliduar në transportin......





