Situata në zonat e prekura nga moti i keq/ Mbrojtja Civile: Paraqitet në përmirësim, pavarësisht reshjeve të shiut

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar.
Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Në qarkun e Vlorës, niveli i lumit Vjosa në Novoselë vazhdon me tendencë ulje dhe aktualisht është 7.65 m. Ndërkohë, hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
Në qarkun e Fierit vazhdon të ketë ulje në lumenjtë Vjosë dhe Seman, por rreth 110 hekratë tokë është me prezencë uji në fshatrat Kashisht-Çerven dhe Ferras.
Në qarkun e Korçës, ekipet në terren janë në monitorim të vazhdueshëm të prurjeve në lumenjtë Devoll dhe Dunavec. Ka prani uji në toka bujqësore dhe në disa banesa në: Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig, Turan, Vloçisht e Sovjan. Në Sovjan janë evakuar 15 familje nga ekipet e emergjencave në terren.
Në qarkun e Lezhës ka patur ndërhyrje të përqendruar të forcave, për shkak edhe situatës më komplekse, të krijuar si pasojë e reshjeve të shumta. Deri tani janë llogaritur rreth 220 ha sipërfaqe nën ujë; (90 ha në Zejmen,70 në Shënkoll dhe rreth 60 ha Barbulloje nga dëmtimi i argjinaturës në Tale). Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Tales.
Në qarkun e Dibrës po punohet me mjete për thellimin e kanalit kullues dhe largimin e ujit në bashkinë Bulqizë, ku ka patur probleme në aksin rrugor mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri, te terminali.
Ndërkohë, në qarqet e Shkodrës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Tiranës po punohet për riparimin e dëmeve.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunojnë me autoritetet, në rast të nevojës së evakuimeve.
Moody’s rrit vlerësimin e Italisë pas 23 vitesh/ Shkak, stabiliteti politik dhe përmirësimi i financave publike
Italia ka marrë rritjen e parë të vlerësimit nga Moody’s që nga viti 2002, një sukses i rëndësishëm për kryeministren Giorgia Meloni. Vlerësimi më i ulët mes......
Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës
Çmimi i vezëve në Kosovë ka tejkaluar të gjitha rekordet e larta të deritanishme. Sipas të dhënave zyrtare, asnjëherë në vitet e pasluftës çmimi nuk ka qenë......
Raport për ndërhyrje kyçe në sektorin e bujqësisë/ Këshilli i Investimeve: Nisma të reja për rritjen e formalizimit dhe zhvillimin rural
Sektori bujqësor po hyn në një fazë të re mbështetjeje, teksa Këshilli i Investimeve raporton progres në tre drejtime kyçe, financim, sigurim dhe nxitje të......
Emiratet e Bashkuara, 50 mld USD investime në Kanada/ Marrëveshja përfshin projekte në sektorin e IA dhe energjisë
Emiratet e Bashkuara Arabe do të investojnë deri në 50 miliardë dollarë në Kanada, në kuadër të një marrëveshjeje që përfshin projekte në sektorët e......
Greqia parashikon rritje ekonomike 2.4%/ Buxheti përfshin 1.7 miliardë euro përfitime fiskale për familjet, pensionet
Greqia pret që ekonomia e saj të rritet më shpejt në vitin 2026 dhe borxhi publik të ulet me gati 8 pikë përqindjeje, falë investimeve më të larta dhe......
Fond Kombëtar për Eficiencën e Energjisë/ Projektligji parashikon ngritjen e strukturës që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë
Projektligji “Për eficiencën e energjisë” parashikon krijimin e Fondit Kombëtar për Eficiencën e Energjisë, një strukture që do të menaxhojë burime......
Modernizim i Bazës Ajrore Kuçovë/ Fondi mbi 10.9 milionë lekë për zhvillimin e infrastrukturës
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e infrastrukturës Bazës Ajrore Kuçovë. Fondi limit i përllogaritur është 10......
482 banesa për 1,000 banorë/ Shqipëria, ndër vendet e Europës me më shumë shtëpi për frymë
Raporti i “Property Index” nga Deloitte paraqet një panoramë të gjerë mbi stokun e banesave në vendet e Europës, duke treguar ndryshimet e mëdha që......





