Shqipëria Postuar më 23 Nëntor 2025, 12:19

Situata në akset rrugore/ ARRSH raporton për gjendjen

Nga Scan TV

Situata në akset rrugore/ ARRSH raporton për gjendjen

Reshje e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:

1-Ulni shpejtësinë 

2-Mbani distancën e sigurisë 

3-Shmangni frenimet e papritura

*Udhëtoni me kujdes!

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat