Situata e zjarreve në vend/ MM: 4 vatra ende aktive, 350 forca në terren

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 4 vijojnë aktive dhe një tjetër është nën monitorim, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave në terren, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë në Tiranë, Lufaj të Mirditës dhe Tërbun të Pukës.
Në Dajt, operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata është nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Në Tërbun të Pukës, ndërhyrja vijon me angazhimin e strukturave vendore, vullnetarëve dhe Forcave të Armatosura, të mbështetura nga dy helikopterë. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.
Ndërkohë, situata paraqitet e përmirësuar në disa prej zonave të prekura gjatë ditëve të fundit. Vatrat në Gurë-Lurë, Bruç të Matit, Tharrë të Mirditës dhe Selenicë janë shuar plotësisht.
Në Qafë Helmes vijon monitorimi i situatës dhe ndërhyrja nga strukturat lokale, ndërsa kapacitetet operacionale mbeten në gatishmëri për çdo situatë të re.
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, me prioritet izolimin e plotë të vatrave aktive dhe mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
“Pronarët përfitues, pragu i deklarimit të ulet në 10%” - Propozimet e AIS: Të zgjerohen dhe subjektet që duhet t’i deklarojnë
Pragu për deklarimin e pronarëve përfitues duhet të ulet nga 25% në 10% për kompanitë që operojnë në sektorë me risk të lartë apo me rëndësi strategjike për......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të mërkurë të regjistrojë rënie të vlerës duke u dobësuar sërish përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 79.3......
Pritet rritje globale e çmimit të ushqimeve bazë - Parashikimi i Oxford Economics. Ndikojnë lufta dhe valët e nxehtësisë
Çmimet globale të ushqimeve pritet të rriten me 11.8% këtë vit dhe me 4.8% në vitin 2027, me ndikimin më të rëndë që pritet të jetë në drithëra, fruta dhe......
Fuqia shpenzuese 2.5 trilionë euro mund të bëhet e gjelbër - Koalicioni i biznesit i bën presion BE-së të veprojë
Një koalicion prej 26 biznesesh dhe organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë më shumë se 11,500 kompani po i kërkon Komisionit Evropian që t’i bëjë......
Skema e pensioneve “mbledh” mbi 1.2 miliardë euro/ 7-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat nga të punësuarit
Vetëm në muajin Korrik, të punësuarit në vend kanë derdhur afro 17.9 miliardë lekë apo rreth 179 milionë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e......
Detet e Evropës arrijnë temperaturë rekord - Ndryshimet klimatike kërcënojnë jetën detare
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ishte shkaku kryesor i temperaturave rekord të detit në Evropë kohët e fundit , thanë shkencëtarët, duke......
Arrihet marreveshja tregtare SHBA-Kanada/ Trump pezullon hyrjen në fuqi të tarifave prej 50%
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po shtynte tarifat amerikane prej 50% për importet kanadeze me vlerë 20 miliardë dollarë, pasi të dy vendet......
Thellimi i Kanalit të Vivarit, ministri Salla: Pas 17 vitesh po krijohen kushtet për eksportin e midhjes
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Sarandë Oltion Caci, Kryetarin e Bashkisë Konispol Ergest Dule dhe......

