Situata e zjarreve në vend/ MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, tre ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe një në monitorim.
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Fier, Kavajë, Vorë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Has, Krujë, Vlorë, Selenicë, Gjirokastër e Përmet.
Aktualisht mbetet aktive vatra në qarkun Dibër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Po ashtu aktive është edhe vatra në qarkun Shkodër. Në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis dhe shkurre. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 5 ha.
Në qarkun Gjirokastër, në vendin e quajtur Grohot, ku bëhet grumbullimi i mbeturinave të bashkisë Gjirokastër, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarr. Në terren për shuarjen e zjarrit ndodhet grupi i shërbimit me një mjet zjarrfikës.
Ndërkohë në monitorim mbetet vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Ditën e sotme zona ku është zhvilluar zjarri është e fjetur dhe me pak tym që vjen nga brendësia e vatrës. Aktualisht në terren zjarri po monitorohet nga 4 forca të ADZM dhe 5 forca bashkiake për shuarjen e vatrës së zjarrit.
Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 150 hektarë sipërfaqe dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.
Në një rast, zjarri është konstatuar në një banesë, në lagjen “15 Tetori”, Fier dhe në një rast tjetër në një autobus, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër. Në të dy rastet janë regjistruar dëme materiale. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 346 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 130 efektivë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje tё dobëta në qarqet Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të lokalizuara. Sa i përket zjarreve në pyje, sot pritet nivel rrezik “i lartë” në qarqet Lezhë, Fier, Berat, dhe Gjirokastër, nivel rrezik “i moderuar” në të gjitha qarqet e tjera.
Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të gjitha të angazhuara, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në rast nevoje, ndërsa ftojnë qytetarët të bëjnë kujdes, duke shmangur ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura dhe të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër që konstatojnë.

Italianët po e gëzojnë pensionin në Shqipëri - INPS: Paguam 13 mln euro vetëm në një vit
Ndërsa vendet tradicionale si Portugalia dhe Spanja po e humbasin gradualisht statusin e parajsave fiskale për pensionistët italianë, Shqipëria po fiton......

Nga vizitat e të afërmve, te pushimet! Si ka ndryshuar qëllimi i udhëtimeve të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit?
Nga periudha para pandemisë dhe deri në vitin 2024, mënyra se si shqiptarët udhëtojnë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime domethënëse.......

A i sigurojnë emigrantët pronat e tyre në Shqipëri? - Hajdarmataj: Në vendet nga ata vijnë, pagesat për frymë arrijnë në 2,000 euro në vit
Siç janë të shumtë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, ashtu është edhe numri i pronave që zotërojnë akoma në Shqipëri. Emigrantët kanë lënë pas......

Franca heq dy festa zyrtare nga kalendari! - Bayrou: Duhet të punojmë më shumë për të prodhuar
Kryeministri francez Francois Bayrou propozoi heqjen e dy festave zyrtare si pjesë e një buxheti të shtrënguar prej 43.8 miliardë euro, edhe pse partitë e......

Rriten shitjet globale të makinave elektrike - Vetëm tregu amerikan në krizë!
Shitjet globale të automjeteve hibride elektrike dhe plug-in u rritën me 24% në qershor nga një vit më parë, pasi kalimi në automjete elektrike vijoi trendin......

Energjia në det të hapur - Studimi/ Portet europiane shumë mbrapa me instalimin. Afati i fundit viti 2030
Shumica e porteve europiane janë shumë mbrapa me instalimin e infrastrukturës elektrike në det të hapur të nevojshme për anijet të kalojnë nga karburanti......

Britania subvencionon makinat elektrike - Qytetarëve u ofrohet zbritje deri në 3,750 paund
Kostoja e disa makinave të reja elektrike në Britani së shpejti do të ulet deri në 3,750 paund sipas granteve që po prezantohen nga qeveria për të inkurajuar......

Futbolli i femrave mbështet turizmin zviceran - Interes i madh ndërkombëtar për “Euro 2025”, shpenzimet rriten me 27%
Bumi i vazhdueshëm në futbollin e femrave po i jep një shtysë shpenzimeve të turistëve që vizitojnë Zvicrën, gjatë verës, pasi vizitorë ndërkombëtarë po......