Situata e zjarreve në vend - Emergjencat Civile raportojnë mbi vatrat aktive dhe mobilizimin e tyre
Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile, informon mbi situatëne zjarreve në vend, ndërsa bën një panoramim të situatës se ku janë aktive vatrat e zjarrit. Gjithashtu theksohet se në qarkun Elbasan ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga ku 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri, janë në Bashkitë e Elbasanit, Librazhdit, Përrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejes, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit dhe Beratit. Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bashkinë Elbasan ku edhe sot vazhdon për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht për hedhjen e inerteve.”
Për mobilizimin e zjarreve dhe situatës, në terren janë angazhuar forcat zjarrëfikëse bashkë me mjetet përkatëse.
“Aktualisht në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikese (1 mjet i MZSH Elbasan, 2 mjete të FA, 1 mjet i MZSH Tiranë, pritet edhe një mjet i MZSH Berat), 5 mjete të tonazhit të rënd të bashkisë Elbasan, 2 kamiona vetëshkarkues të ushtrisë nga FA. 15 mjete të tonazhit të rend të subjekteve private (trailera), 5 fadroma të bashkisë Elbasan, 1 fadromë e subjektit privat, 1 fadromë e kompanisë së inceneratorit, 1 traktor i Forcave të Armatosura. 1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit, 1 ekskavator i subjektit privat, 1 pomp thithëse me kapacitet të lartë nga Forcat e Armatosura.”
Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile, vijon monitorimin e situatës në kohë reale dhe bën apel për kujdes maksimal nga qytetarët, veçanërisht në zonat pyjore dhe ato me rrezikshmëri të lartë zjarri gjatë sezonit të verës.

"Gjoba dhe ndjekje penale për shkatërrim të pronës publike" - Kryeministri Rama vijon angazhimin për lirimin e hapësirave
Kryeministri Edi Rama vijon angazhimin për rikthimin tek qytetarët të hapësirave publike, të zëna nga bizneset. Në një postim në X, kreu i qeverisë......

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Evropës - Mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike që nga viti 1980
Evropa ka përjetuar mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike si pasojë e motit ekstrem dhe ngjarjeve të lidhura me klimën nga viti 1980 deri në 2023, sipas një......

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008 - Zhvlerësohet edhe euro, e mbyll javën në minimumin historik
Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros në tregjet......

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit, fondi limit do jetë 77.1 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje......

Sigurimi i pronës, i detyrueshëm për shqiptarët? - Hajdarmataj: Primet bëhen më të përballueshme nga rritja e numrit të të siguruarve
Prona në Shqipëri vijon të mbetet një ndër asetet që sigurohet më pak. Për të nxitur sigurimin në masë dhe zvogëluar kështu kostot e primeve, shumë shtete e......

Më pak orë pune, më shumë pushim! - Polonia teston modelin e javës 4-ditore
Polonia ka prezantuar në korrik eksperimentin e një jave pune të shkurtuar, ndërsa qeveria synon të përmbushë nevojat sociale. Ideja e reduktimit të kohës së......

Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet në Teksas - Autoritetet shpallin gjendje emergjence, 237 persona evakuohen
Shirat e stuhishëm sollën përmbytje të mëdha përgjatë lumit Guadalupe në Teksas, duke shkaktuar të paktën 24 të vdekur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po......

Biznesi dhe investimet me orientim nga BE dhe inovacioni - Çfarë parashikon Strategjia e Zhvillimi të Biznesit dhe Investimeve?
Në Konsultimet Publike, është publikuar projekt vendimi për disa shtesa e ndryshime “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të biznesit dhe investimeve,......