Shqipëria Postuar më 6 Gusht 2025, 10:59

Situata e zjarreve gjatë orëve të fundit/ AKMC: 25 vatra në të gjithë vendin, 1 ende aktive!

Nga Edel Strazimiri

Situata e zjarreve gjatë orëve të fundit/ AKMC: 25 vatra në

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.

 Vatra aktive:

-   Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

 Zjarre të shuar:

* Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale. 

* Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.

* Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.

*  Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse  dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.

* Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.

* Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca  operacaionale.

*Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.

* Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.

* Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.

* Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

Sipas njoftimit në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.

Ndërkaq AKMC bën thirrje banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat