Situata e zjarreve, 21 vatra në 24 orët e fundit/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive dhe 1 nën monitorim
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive dhe 1 në monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Vlorë, Elbasan, Belsh, Kurbin, Devoll, Korçë, Maliq, Përmet, Shijak dhe Malësi e Madhe.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht vatër aktive mbetet Parku Kombëtar Lurë. Ndër zonat problematike ku zjarri po vijon në tre vatra mbi fshatin Gurë Lurë, liqenin e zi dhe Fushën e Pelave. Ndërhyrja është bërë me forca tokësore dhe një avion Canadair nga Italia.
Ditën e sotme janë angazhuar forcat operacionale dhe 30 forca ushtarake të FA-së për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, vazhdon aktive vatra në fshatin Ulëz, bashkia Mat. Në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Zi”.
Zjarri është shumë intensiv në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, bashkia Vlorë.
Zjarre aktive mbeten edhe në Shmil të Elbasanit, Zall Gjoçaj të Matit, në rrugën Shkopet-Burrel, si dhe në disa zona malore të Korçës, Devollit dhe Përmetit. Ndërkohë, një vatër në Strikçan të Bulqizës është futur në fazë monitorimi nga shërbimi zjarrfikës lokal.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 684 forca operacionale, 51 automjete zjarrfikëse, 185 forca të ushtrisë me 19 mjete dhe 2 helikopterë.
Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë të angazhuara për menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin.

Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen në Tiranë administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog
Zbulohet një klinikë dentare në mes të kryeqytetit që kryente shërbime duke përdorur preparate të skaduara. Në kuadër të planit të masave për kontrollet në......

Bizneset nuk “ngopen” me kredi/ BSH: Numër i lartë aplikimesh në tremujorin e dytë. Si u përgjigjën bankat?
Bizneset kanë kërkuar më shumë kredi nga bankat në tremujorin e dytë, por këto të fundit nuk u janë përgjigjur gjithnjë me “po” aplikimeve të tyre. Sipas......

OSHEE miraton lehtësi për borxhet e energjisë/ Këste të ulëta dhe reduktim deri në 100% të kamatvonesave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka miratuar skema të reja lehtësuese për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e......

Vijon aksioni për sigurinë ushqimore dhe tregun e formalizuar/ Në 9 ditë janë bllokuar 63 ton produkte pa faturë
Aksioni kombëtar për formalizimin e sektorit bujqësor dhe forcimin e sigurisë ushqimore po vijon në disa qarqe të vendit. Strukturat shtetërore po......

Makinat europiane, në pritje drejt SHBA/ Mbizotëron frika e tarifave të reja nga 1 gushti
Porti i Antwerp-Bruges në Belgjikë po përballet me mijëra makina, furgonë, kamionë dhe traktorë në pritje, ndërsa eksportet e automjeteve me destinacion......

Tarifat trondisin kozmetikën franceze/ Një në 5 parfume të shitura jashtë vendit blihen nga amerikanët
Kërcënimet e SHBA-së për një tarifë prej 30 përqind mbi importet nga Bashkimi Evropian e kanë lënë industrinë e bukurisë në Francë të tronditur, me dyshime......

Temperaturat e larta “shterojnë” energjinë/ KESH “nuk i ndahet” blerjeve. Rreth 43.6 mln euro në korrik
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka blerë sërish energji elektrike në tregun e lirë. Temperaturat e larta në këto ditë vere dhe mungesa e......

4.6 milionë euro grant perfomance për bashkitë/ Kriteret dhe përllogaritja, Cila është formula e shpërndarjes?
61 bashkitë në vend do të kenë mundësinë që të aplikojnë për Grantin e Bazuar në Performancë (GBP), i cili është vënë në dispozicion me qëllim që të nxisë......