Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2025, 11:10

Sitet e trashëgimisë kulturore/ Gonxhja: 21800 vizitorë vetëm gjatë muajit janar!

Nga Edel Strazimiri

Sitet e trashëgimisë kulturore/ Gonxhja: 21800 vizitorë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale shifrat e muajit janar për vizitat në sitet tona kulturore të cilat kanë mirëpritur 21,800 vizitorë.

Gonxhja renditi sitet më të preferuara për t’u vizituar të muajit të kaluar ku i pari për nga vizitueshmëria, renditet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, Krujë:

·         Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti”- 4,000 vizitorë

·         Parku Arkeologjik Shkodër – 3,836 vizitorë

·         Kalaja e Gjirokastrës – 2,882 vizitorë

·         Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” – 2,261 vizitorë

·         Muzeu Ikonografik “Onufri” Berat – 1,928 vizitorë

Sitet e trashëgimisë kulturore kanë shënuar rritje të vazhdueshme ku vitin e kaluar shifra e vizitorëve arriti në 1,3 milionë vizitorë, të huaj e vendas.

Sondazh

Poll
Shqipëria 11 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje pasi në raport me dje është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat