“Sistemi financiar të përgatitet për integrimin evropian” - Sejko: Nuk studiojmë vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen
Është zhvilluar Konferenca V e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, e cila bëri bashkë historianë, muzeologë, studiues dhe ekonomistë, për të diskutuar mbi udhëtimin e ekonomisë, identitetit dhe zhvillimit institucional financiar të Shqipërisë e rajonit.
Në fjalën hapëse, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se kjo konferencë nuk studion vetëm të kaluarën, por synon të parashtrojë edhe pyetjet e duhura për të ardhmen. Sipas tij, sistemi financiar duhet të përgatitet për të përfituar nga mundësitë që do ofrohen prej anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.
“Rruga e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian ka qenë një shtyllë qendrore e reformave institucionale dhe ekonomike. Banka e Shqipërisë luan një rol tepër të rëndësishëm në këtë proces, duke përafruar politikat dhe praktikat e saj me standardet evropiane me synim forcimin e qëndrueshmërisë, transparencës dhe reziliencës së nevojshme për anëtarësim. Me vështrimin drejt së ardhmes, përkushtimi ynë mbetet i palëkundur: të forcojmë gatishmërinë institucionale, të thellojmë bashkëpunimin rajonal dhe të sigurojmë që sistemi financiar i Shqipërisë të jetë i përgatitur për të përballuar sfidat dhe për të përfituar nga mundësitë e një të ardhmeje të integruar evropiane”, tha Sejko.
Guvernatori Sejko theksoi ndër të tjera se Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera në botë, gjendet përballë mundësive të reja që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe inovacionin financiar.
“Këto sfida apo mundësi të reja, si monedhat digjitale, rreziqet klimatike, inteligjenca artificiale dhe inovacioni financiar, po transformojnë peizazhin financiar global. Shqipëria nuk bën përjashtim. Dekadat e ardhshme do të kërkojnë shkathtësi, largpamësi dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë. Duhet të vazhdojmë të forcojmë kapacitetin tonë institucional, jo vetëm për të përmbushur mandatin tonë kryesor, por edhe për të mbështetur stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë”, nënvizoi Guvernatori.
Gjatë kësaj konference të organizuar në kuadër të 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, u prezantuan punimet kërkimore të një sërë studiuesve shqiptarë dhe të huaj.

Shqipëria, “stacioni” i ri për punëtorët e huaj - Fituan 1,1 mld lekë në 3 muaj. Po rritet kërkesa për leje pune
Shqipëria po kthehet në një vend të emigracionit punëtor, duke u bërë një destinacion gjithnjë e më i frekuentuar për shtetas të huaj. Vetëm në tre muajt e......

Paga referencë për punonjësit në turizëm - Plani i ri/ Si do të kontrollohen strukturat akomoduese gjatë sezonit?
Ndërsa sezoni turistik tashmë ka nisur dhe pritet një fluks i lartë turistësh, administrata tatimore do të jetë në terren për t’u siguruar që të gjithë......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë negativisht duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 85.2 lekë dhe është shitur me 86.4 lekë......

Korea e Jugut dominon importin e automjeteve - Janar-Maj 2025, rriten regjistrimet. Mbi 38 mijë makina të reja në qarkullim
Tregu i automjeteve në Shqipëri po njeh një zgjerim të dukshëm. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës Janar-Maj 2025 janë......

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje tregtare - Vendet synojnë të forcojnë besimin dypalësh pas bisedimeve në Londër
Kina dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord në parim për zbatimin e konsensusit të arritur nga krerët e të dy shteteve gjatë telefonatës së tyre më 5......

Remitancat në rritje, por me euro të dobët/ Dërgesat e emigrantëve arrijnë “majat” për tremujorin parë të vitit aktual
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e parë të vitit 2025, duke arritur në 250.68 milionë euro, sipas të......

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët
Kriptomonedhat gjithnjë e më shumë po pranohen prej rregullatorëve dhe investitorëve të mëdhenj institucionalë si një klasë aktive që duket se ka ardhur për......

Mungesa e fuqisë punëtore kërcënim për rritjen ekonomike në Gjermani
Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht......