Sistemi financiar shqiptar, drejt tranzicionit të gjelbër - Zhvillimi i taksonomisë kombëtare, kusht për integrimin në BE
Sistemi financiar shqiptar po bën hapa përpara drej tranzicionit të gjelbër. Banka e Shqipërisë synon që të nxisë më tej politikat e qëndrueshme, integrimin e rreziqeve klimatike në tregjet financiare dhe përafrimin me standardet evropiane për financat e gjelbra.
Taksonomia e Gjelbër është një sistem klasifikimi që tregon se cilat investime janë të qëndrueshme në aspektin mjedisor. Zhvillimi i Taksonomisë Kombëtare të Gjelbër është kusht që duhet plotësuar nga Shqipëria në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe detyrimeve që burojnë nga negociatat për Kapitullin 9 lidhur me Shërbimet Financiare.
Në workshop-in tematik për Taksonominë Kombëtare të Gjelbër, organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB), Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, u shpreh se hartimi i Taksonomisë së Gjelbër për Shqipërinë siguron një instrument thelbësor për orientimin e kapitalit drejt investimeve me ndikim mjedisor e klimatik pozitiv. Ajo është një mundësi reale për transformimin e qëndrueshëm të ekonomisë në përputhje me objektivat kombëtare, si dhe mbrojtjen e sektorit financiar.
Nga ana tjetër, Përfaqësuesi i Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri, theksoi se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e një agjende gjithëpërfshirëse të financave të gjelbra, përmes zbatimit të Strategjisë së saj të Gjelbër, publikimit të udhëzuesit për bankat mbi menaxhimin e rreziqeve klimatike dhe zhvillimit të stres-testit mbi rreziqet e tranzicionit, si dhe nismës për krijimin e Komitetit të ESG-së, që përfaqëson një praktikë të mirë ndërkombëtare.

Bashkitë, afat për përcaktimin e zonave prioritare - Paketa e Maleve/ Rama: Deri në fund të muajit dorëzoni hartat!
Bashkitë do të kenë afat deri në fund të muajit tetor për të dorëzuar hartat e zonave prioritare në territorin e tyre, për t’i hapur dritën jeshile miratimit......

Ndryshimi i orës sjell pasoja sociale - Të dielën akrepat kthehen një orë pas, ndërsa debati vazhdon
Të dielën rikthehet ora dimërore. Ndryshimi do të bëhet në orët e para të mëngjesit kur akrepat do të kthehen një orë pas, pra nga ora 03:00 në......

Pse pensionistët e qytetit po shtohen dhe të fshatit po tkurren? - Faktorët/ Nga migrimi i brendshëm, tek infomaliteti në tregun e punës
Qendrat urbane kanë një numër shumë më të lartë dhe në rritje të pensionistëve, ndërsa tërësisht e kundërta është duke ndodhur me fshatrat, ku numri i të......

Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Parashikimet e vjeshtës flasin për një rritje ekonomike prej 3.5% në vitin 2025
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e vjeshtës për vitin 2025 duke e ulur normën e......

Prezantohet “Paketa e Maleve” - Kryeministri Rama: Amendim ligjit për të zgjidhur problematikat për tokat
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në prezantimin e “Paketës së Maleve”. Ai u shpreh se “vetëm në ditën e parë pati 800 shprehje intetresi dhe shumica......

“Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese” - Raporti final i OSBE-ODIHR: Votimi nga jashtë u menaxhua mirë
OSBE-ODIHR ka publikuar raportin final të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të zhvilluara më 11 maj të këtij viti. Referuar edhe raportit të mëparshëm......

5.34% më shumë shtetas nga rajoni vizituan Shqipërinë këtë verë/ Kosova dhe Maqedonia e Veriut kryesuan me numrin më të lartë
Turizmi në Shqipëri po përjeton një periudhë të artë zhvillimi, ku gjithnjë e më shumë vizitorë nga rajoni dhe më gjerë zgjedhin vendin tonë si destinacionin......

Infrastruktura e Shqipërisë, në fokus të investimeve të BE - Sa më shumë reforma realizohen nga vendi ynë, aq fonde lirohen edhe nga Unioni
Edhe këtë radhë, infrastruktura është fokusi kryesor i investimeve të BE në Shqipëri. Shumica e parave që po jepen për vendin tonë nga Plani i Rritjes......