Sistemi e-visa, lehtësim i procedurës së aplikimit për vizë - AKSHI, tender 146 mln lekë për digjitalizimin e shërbimeve konsullore
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tender për përmirësimin e sistemit të vizës elektronike për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashme, me fond limit 146 milionë lekë.
Në këtë kuadër është zhvilluar sistemi e-visa qëllimi i të cilit është zbatimi i politikës së përbashkët të vizave, për lehtësimin e procedurës së aplikimit për vizë; për parandalimin e blerjes së vizave dhe lehtësimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar.
Sistemi e-Visa ka përshpejtuar procedurat që nga pagesa online e deri tek lëshimi i vizës elektronikisht, duke reduktuar ndjeshëm kohën e marrjes së shërbimit, pasi gjithçka është online dhe e aksesueshme nga të gjitha strukturat për trajtimin e vizave;
Ndërkohë, ka mundësuar integrimin e të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse në procesin e verifikimit dhe miratimit të vizës në një sistem të vetëm, e-Visa.
Në dokumentin e publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, thuhet se objektivi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i shërbimeve dhe unifikimi i tyre. Gjithashtu qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i sistemit të platformës e-visa që ofron institucioni, përfshirë elementet e sigurisë; për sigurimin e mjeteve dhe mekanizmave organizative e administruese, të cilat do të ndihmojnë Misionet Diplomatike dhe Postet Konsullore të rrisin performancën, transparencën dhe efektivitetin.
Sistemi i përmirësuar e-visa do të ketë një administrim qendror nga MEPJ. Administratorët e sistemit do të administrojnë të dhënat e referencës. Duke pasur një bazë të dhënash të unifikuar, ofrimi i shërbimeve do të lehtësohet dhe të dhënat do të jenë më koherente.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Projektet infrastukturore për vitin 2025 - Balluku, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për Projektbuxhetin
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,......

Fitorja e Trump ‘gropos’ Euron - Pëson rënien më të keqe që nga COVID-19!
Partia Republikane ka rifituar kontrollin e Senatit dhe kryeson në Dhomën e Përfaqësuesve, duke forcuar një skenar "pastrimi të kuq" që i jep Trump liri të......

Shqipëria “blindohet” ndaj gripit të shpendëve e “gjuhës blu” - Ministria e Bujqësisë ndalon importet nga 16 shtete evropiane
Shqipëria rrezikon të preket nga një tjetër epidemi të gripit të shpendëve, për shkak se kjo sëmundje po prek një pjesë të madhe të shteteve evropiane. Për......

Projeksionet, Donald Trump pranë fitores - Mediat amerikane: Mund Kamala Harris për t’u bërë presidenti i 47-të i SHBA
Projeksionet e fundit të mediave amerikane, tregojnë se ish-Presidenti Trump ka mundur zv/presidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë......

Fitorja e Trump, goditje për botëkuptimin “woke”/ Rezultati i zgjedhjeve thekson nevojën për ndryshime në politikën amerikane
Fitorja e madhe zgjedhore e Donald Trump është një mohim i Partisë Demokratike, Joe Biden dhe Kamala Harris dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta parë atë.......

“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme” / Kryeministri Edi Rama, mesazh për zgjedhjen e presidentit të 47-të të SHBA
Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, nëpermjet rrjeteve sociale ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Ishte një nder i......

Donald Trump fiton zgjedhjet/ Mediat amerikane: Mund Kamala Harris për t’u bërë presidenti i 47-të i SHBA
Rezultatet tregojn se ish-Presidenti Trump ka mundur zv/presidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e......

Cili është qëndrimi i Trump dhe Harris përballë tregut të kriptomonedhave?!
Nga premtimet e Donald Trump për një rezervë kombëtare Bitcoin deri tek mbështetja e Kamala Harris për një kuadër rregullator për asetet dixhitale, dy......