Shqipëria Postuar më 26 Prill 2025, 10:40

“Sistemi bankar shqiptar, i qëndrueshëm” - Guvernatori Sejko takim me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB

Nga Alida Lula

“Sistemi bankar shqiptar, i qëndrueshëm” - Guvernatori

Në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori Gent Sejko, zhvilloi një takim me z. Matteo Bugamelli, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet më të fundit makroekonomike në vend, me theks rritjen ekonomike, inflacionin dhe rolin e politikës monetare në ruajtjen e stabilitetit financiar.

Guvernatori Sejko theksoi ecurinë pozitive të sistemit bankar shqiptar, i cili sipas tij vijon të mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar, duke mbështetur kreditimin për ekonominë dhe bizneset.

Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i ngushtë me Bankën Botërore, veçanërisht në drejtim të reformave strukturore, përmirësimit të klimës së të bërit biznes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë mes pasigurisë botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar është më optimist për ekonominë e Shqipërisë, ku në vlerësimin e fundit të bërë, thuhet se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.8% këtë vit, dhe jo 3.5% sa ishte parashikimi i janarit të këtij viti. Motorët kryesor të rritjes ekonomike pritet të jenë turizmi dhe ndërtimi.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat