Sistemi bankar, drejt standardeve evropiane - Projektligji i BSH/ Mbikëqyrje më e rreptë dhe masa ndaj sulmeve kibernetike

Sistemi bankar në Shqipëri pritet të përballet me një seri ndryshimesh të rëndësishme, që synojnë forcimin e sigurisë financiare, mbrojtjen e kursimeve të qytetarëve dhe afrimin e rregullave shqiptare me standardet e Bashkimit Europian.
Një nga ndryshimet kryesore të projektligjit më të ri të Bankës së Shqipërisë mbi ushtrimin e veprimtarisë të institucioneve të kreditit dhe mbikëqyrjen e kujdesshme të tyre është forcimi i rolit të Bankës tonë Qendrore në mbikëqyrjen e bankave. Institucioni do të ketë më shumë kompetenca për të kontrolluar bankat, për të kryer inspektime dhe për të marrë masa ndaj institucioneve që shkelin rregullat financiare.
Projektligji vendos gjithashtu kërkesa më të forta për bankat që operojnë në vend. Ato do të duhet të kenë më shumë kapital rezervë, më shumë likuiditet dhe plane më të qarta për përballimin e krizave financiare. Kjo synon të shmangë problemet që mund të rrezikojnë kursimet e qytetarëve apo stabilitetin e ekonomisë.
Ligji prek edhe drejtuesit e bankave. Administratorët dhe aksionarët do t’i nënshtrohen kontrolleve më të forta për profesionalizmin dhe transparencën e tyre. Gjithashtu, parashikohen rregulla më të detajuara për mënyrën se si bankat duhet të menaxhojnë rrezikun dhe si duhet të raportojnë informacionin financiar.
Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me mbrojtjen e klientëve. Bankat do të kenë detyrime më të qarta për informimin e qytetarëve, trajtimin e ankesave dhe ruajtjen e sekretit bankar.
Projektligji parashikon edhe procedura për rastet kur një bankë përballet me vështirësi financiare. Në këto raste përcaktohen mënyrat e likuidimit, mbrojtja e depozitave dhe mënyra e trajtimit të kreditorëve, me synim minimizimin e ndikimit tek qytetarët dhe ekonomia.
Për herë të parë, dokumenti përfshin edhe rreziqet që lidhen me teknologjinë, sulmet kibernetike dhe faktorët mjedisorë apo socialë, duke kërkuar që bankat të jenë më të përgatitura për sfidat moderne.
263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve - Bizneseve u falen 30 milionë euro nëse i shlyejnë brenda vitit
Bizneset, që ndër vite nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të lehtësohen nga çdo gjobë apo kamatëvonese për......
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve
Jo vetëm vera dhe fundjavat e gjata, por shqiptarët e Kosovës po vazhdojnë ta mbajnë të gjallë turizmin në Shqipëri gjatë gjithë vitit, ndërsa marsi......
Publikohet kalendari i ri shkollor për vitin 2026–2027/ Pushimet, provimet dhe Matura, zbardhen datat e arsimit parauniversitar
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit të përbashkët të Ministrisë së......
Nga prosperiteti, në rënie - Çfarë po ndodh realisht me vendet e punës në Gjermani?
Gjermania po përballet me një paradoks. Ndërsa ka paralajmëruar për mungesë të fuqisë punëtore prej vitesh, papunësia po rritet në mënyrë të rrezikshme.......
Energjia e erës, 70 aplikime për centrale - AKBN: Interesi nga investitorët, zonat me potencial me lartë
Teksa vendi ynë ende nuk ka centrale eolike në operim, të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se interesi për investime është rritur.......
Lufta ndryshon hartën e importit të karburanteve/ Arabia Saudite zëvendëson Indinë në periudhën Mars-Prill 2026
Lufta në Lindjen e Mesme po ndryshon hartën e importeve të lëndëve djegëse në Shqipëri, me zhvendosje të dukshme të furnitorëve kryesorë gjatë muajve......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot trendin e tij rritës duke regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u......
Bizneseve u falen mbi 462 milionë euro detyrime - Si ndahet stoku i borxhit tatimor sipas vjetërsisë
Bizneset do të përfitojnë mbi 460 milionë euro detyrime tatimore të falura përmes ligjit për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, i cili ka nisur......


