Sistem i ri inteligjent i sigurisë në Shqipëri - Kryeministri Rama: “Sy magjik” që identifikon në kohë reale shkelësit e ligjit

Qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje me Arabinë Saudite për sistemin e ri inteligjent të sigurisë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se tashmë kamerat inteligjente do të monitorojnë dhe do të sinjalizojnë shkeljet.
“Ky është një projekt që i jep Policisë së Shtetit një sy magjik për të parë në kohë reale të gjithë territorin e interesit. Kur flitet për identifikim në kohë reale të shkelësit nuk flitet për një identifikim që vjen si rezultat i punonjësit që ndjek ekranin. Është një kohë reale nga syri magjik që e sheh , e indetifikon, e shënjon dhe e sjell para syve të punonjësve të policisë.
Syri i gjithë këtij sistemi është një sy që shikon gjithandej në të njëjtën kohë dhe që mbledh në të njëjtën kohë të gjithë informacionin e nevojshëm për të sinjalizuar problemin”, tha Rama.
Ndërkaq, ministrja e punëve të brendshme, Albana Koçiu, renditi pritshmëritë e vendit nga ky projekt.
“Po çfarë përfitojmë konkretisht? Duke iu referuar modeleve më të suksesshme dhe rezultateve të arritura në vende të tjera, prishmëria e impaktit është:
Deri në 30% rritje zbulueshmërie për ngjarjet kriminale;
Deri në 45% reduktim të fataliteteve në aksidente rrugore;
30% më pak kohë e shpenzuar në trafik;
25% më pak kosto për menaxhimin e trafikut;
30% më pak ngarkesë administrative për Policinë e Shtetit, pra më shumë kohë në mbrojtje të qytetarit”, u shpreh Koçiu.
Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që do të ketë një sistem të integruar sigurie dhe menaxhimi urban në 20 qytetet më të mëdha. Parashikohet instalimi i mbi 5 mijë kamerave inteligjente në qytete, si dhe 3 mijë kamera trupi në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit.
Paga minimale mujore rritet në 50,000 lekë - Vendimi i fundit i qeverisë përfshin 307,850 punonjës
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagës minimale mujore nga 40,000 lekë, në 50,000 lekë. Ky vendim përfshin 307,850 punonjës të......
Viti 2025, i pafavorshëm për titujt qeveritarë - Yield-e të larta në fillim, por rënie e interesit për investitorët drejt fundit të vitit
Viti 2025 nuk ka qenë shumë i favorshëm për investimin në tituj qeveritarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, norma mesatare e interesit për bonot......
Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave
Administrata Tatimore përmbyll me sukses fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, e cila vendos detyrime të reja për......
Qeveria ndryshon “kursin” për borxhin e brendshëm - Tituj afatgjatë dhe norma interesi fikse për mbulimin e deficitit
Qeveria planifikon të mbështet për financim në tregun e brendshëm në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme me qëllim mbulimin e nevojave për hua. Në......
“IA nxit investimet evropiane” - Kreu i BQE-së parashikon rritje të ngadaltë të ekonomisë deri në 2028
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka bërë të ditur se ekonomia e eurozonës po përjeton një ndryshim struktural, e nxitur nga......
Kur t’i investosh paratë në tituj qeveritarë? - Tremujori i parë 2026 me “boom” emetimesh. Bonot 12-mujore, instrumenti më i shpeshtë
Shqipëria do të emetojë 174 miliardë lekë bono 12-mujore gjatë vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit të Ministrisë së Financave, bonot 12-mujore do të jenë......
Rritet konsumi i energjisë në Kosovë - Operatori energjetik bën thirrje për ulje të ngarkesës së sistemit
Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Licencës për Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT SH.A.) ka bërë të ditur se sistemi elektro-energjetik......
Spanja dhe Greqia i japin shtysë produkteve shqiptare/ Si ndryshuan eksportet dhe importet në 11-mujorin e vitit 2025?
Gjatë 11-mujorit të vitit 2025, tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shfaqur një tkurrje të lehtë. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet arritën në 319,3 miliardë......





