Sistem i ri i parkimit në Vlorë - Fondi 14.2 mln lekë, investim për menaxhimin e trafikut

Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e garës për implementimin e sistemit të parkimit për “Vlora Parking”. Fondi limit i parashikuar për këtë projekt është 14 milionë e 294 mijë lekë. Ky projekt synon modernizimin dhe menaxhimin e hapësirave urbane të parkimit në Vlorë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në këtë projekt do të përfshihen katër pika kryesore parkimi në qytet: parkimi pranë stadiumit “Flamurtari”, parkimi te Shkolla e Marinës, parkimi në unazën e dytë “Lungomare”, si dhe parkimin pranë fushave sportive në zonën e Pyllit të Sodës. Këto hapësira do të pajisen me një sistem të integruar dhe të automatizuar, për rritjen e efikasitetit dhe kontrollit të aksesit për automjetet.
Në thelb të këtij projekti qëndron ndërtimi i një software qendror per menaxhimin e qendërzuar të sistemit të parkimit, për administrimin e parkimit. Ky program do të përbëhet nga një sërë modulesh të ndërthurura, të cilat do të mundësojnë administrimin e plotë të hyrje-daljeve, tarifave, përdoruesve dhe pajisjeve në terren..
Një nga elementët kryesorë të këtij sistemi është siguria. Software që do të ndëtohet do të përmbushë standardet ndërkombëtare për përpunimin e pagesave me kartë, ndërsa të dhënat do të ruhen në databaza të enkriptuara për të garantuar konfidencialitetin.
Një tjetër komponent i rëndësishëm është fleksibiliteti i sistemit. Ai do të lejojë personalizimin e biletave, kartave dhe aksesit për kategori të ndryshme përdoruesish, si dhe aplikimin e tarifave të ndryshme në varësi të orareve, ditëve apo eventeve të veçanta. Gjithashtu, parashikohet edhe mundësia e aplikimit të zbritjeve apo parkimit falas për evente e raste të caktuara, përmes një ndërfaqeje të dedikuar.
Referuar dokumentit, synohet që përmes këtij investimi të përmirësohet ndjeshëm menaxhimi i trafikut dhe parkimit në qytet, duke reduktuar kaosin urban. Projekti do të ndikojë të drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe turistët, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i automjeteve në Vlorë rritet ndjeshëm.
Bahreini, furnizuesi kryesor i aluminit në Janar-Mars/ Shqipëria rrit varësinë nga vendet e Lindjes së Mesme në kulmin e tensioneve
Tensionet në Lindjen e Mesme dhe kufizimet në Ngushticën e Hormuzit nuk po ndikojnë vetëm tregun e naftës, por edhe furnizimin me lëndë të para strategjike......
Merz ndez debatin mbi sistemin e pensioneve - “Sigurimi i detyrueshëm do të ofrojë vetëm mbulim bazë për pleqërinë”
Pensionet kanë qenë një çështje e nxehtë në Gjermani për shumë vite, por së fundmi kancelari Friedrich Merz e rindezi polemikën. "Sigurimi i detyrueshëm i......
Kriza e karburantit të avionëve - Rafineria Dangote në Nigerisë furnizon Evropën
Rafineria gjigante Dangote e Nigerisë po përfiton nga marzhet rekord për prodhimin e karburantit për avionë që e shet kryesisht jashtë vendit, ndërsa linjat......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë dhe......
Goldman rrit parashikimet për çmimin e naftës - Ndikon prodhimi më i ulët në Lindjen e Mesme
Goldman Sachs ka rritur parashikimet e saj për çmimin e naftës për tremujorin e katërt në 90 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent dhe 83 dollarë për......
Shpenzimet ushtarake globale rriten me 2.9% - Kontribuesi kryesor ishte Evropa me 864 miliardë dollarë
Shpenzimet ushtarake globale u rritën me 2.9% në vitin 2025, pavarësisht një rënieje prej 7.5% në Shtetet e Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump ndaloi......
Festivali Kombëtar i Shkencës, Rama: Platformë për inovacionin dhe talentin e të rinjve shqiptarë
Arsimi cilësor në Shqipëri po merr një tjetër dimension përmes nismave që nxisin kërkimin shkencor dhe inovacionin tek të rinjtë. Një prej tyre është......
Sulm me armë në darkën e korrespondentëve, Trump: Besoj se objektivi isha unë. Arrestohet autori
Një incident i rëndë tronditi mbrëmjen e sështunës, darkën tradicionale tëKorrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë nëUashington, pasi një person i armatosur me......


