Sipërmarrja e kartonit që po sfidon tregun italian - Zv.kryeministrja Balluku në fasonerinë që prodhon 20 mijë çanta në ditë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vijuar takimet për promovimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Balluku u ndal në një nga sipërmarrjet fason, e cila ka ka punësuar 120 persona në Patos, kryesisht gra. Duke e cilësuar një takim mes njerëzve të punës, Balluku tha se fasoneria “Excellence Bags”, është një sipërmarrje që po konsolidohet dita ditës në këtë bashki. E hapur në vitin 2022, në këtë ndërmarrje prodhohen çdo ditë deri në 20 mijë çanta kartoni për tregun italian, me kontrata afatgjata. Kjo sipërmarrje, po aplikon një projekt për rritje të kapaciteteve, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja Balluku, thotë se është një shembull i shkëlqyer i mundësive që ofron sektori i prodhimit për zhvillimin e vendit.
Balluku gjithashtu u shpreh e bindur se këto nisma, rrisin jo vetëm mirëqenien e familjeve, por edhe forcimin e sektorëve të prodhimit dhe eksportit në vend, duke e bërë Shqipërinë më të fortë ekonomikisht dhe konkurruese në tregun ndërkombëtar.
Më herët, Balluku ishte në Plug të Lushnjes ku u takua me pjesëtarët e një familjeje që sot kultivon produkte të ndryshme bujqësore. Duke u ndaluar tek shqetësimet e tyre, zëvendëskryeministrja shprehu mbështetjen për fermerët, por edhe nevojën, që gjithmonë e më shumë të rinjtë t’i bashkohen këtij sektori kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Sondazh

“Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi” - Ministri Vengu në Mynih: Mbështetje për një Evropë të sigurt dhe të fortë
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së infrastrukturave kritike në Evropën......

“BE duhet të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor!” Kryeministri Rama në Konferencën e Sigurisë “Zgjerimi i BE-së”, Mynih
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes, ka qënë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në......

Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitës
Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitësPartia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik, që sipas kësaj force......

Polisteroli shqiptar, në tregjet e huaja- Nga arkat e peshkut te materialet e ndërtimit, Balluku: Mbështetje nga qeveria
Produktet e polisterolit të prodhuara në Shqipëri, po eksportohen në tregjet e huaja. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Subvencioni 70% për panelet e ngrohjes së ujit- Aplikimet në platformën e posaçme online, hapen më 24 shkurt
Prej datës 24 shkurt, klientët familjarë do të mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimin në......

Evropa “përgatit terrenin” për IA- Kapacitet rekord për qendrat e të dhënave në vitin 2025
Evropa mund të shohë një nivel rekord të qendrave të reja të të dhënave këtë vit, kjo sipas hulumtimit të CBRE Group, ndërsa kompanitë zgjerojnë aktivitetet......

Rekord fitimesh për bankat, niveli më i lartë në 8 vite/ Ritmi i rritjes së të ardhurave tejkaloi atë të shpenzimeve
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar arritën në 37.3 miliardë lekë, sipas të dhënave më të fundit nga Banka......

112 mln euro për hidrogjenin e gjelbër në Greqi- BE miraton fondin, mbështeten disa aktivitete ekonomike
Komisioni Evropian ka miratuar sipas rregullave të BE-së, ndihmën shtetërore 111.7 milionë euro për të mbështetur Motor Oil Hellas, një kompani greke......