Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2025, 12:24

“Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni” - Apeli i Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për tregtarët e pakicës

Nga Elisabeta Dosku

“Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe  përmirësimit të sigurisë ushqimore.

Ministri Malaj theksoi rëndësinë që çdo tregtim nga ana e tregtarëve të pakicës i produkteve bujqësore dhe blegtorale, si produktet e bulmetit apo produktet e mishit, duhet të shoqërohet me faturë fiskale.

Tregtimi i këtyre produkteve përmes shoqërimit me faturë fiskale, theksoi ministri, shërben jo vetëm për formalizimin e tregut, por edhe për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë tregtarët e pakicës që çdo produkt që ata tregtojnë, qofshin këto produkte të bulmetit, qofshin këto produkte apo nënprodukte të mishit, do të duhet të jenë të shoqëruara me një faturë fiskale. Kjo jo vetëm në kuadër të formalizimit të tregut, por edhe në kuadër të sigurisë ushqimore. Duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë që të fillojnë dhe të sigurojnë faturat e tyre të blerjeve për çdo mall që ata blejnë, në mënyrë që jo vetëm të formalizojnë aktivitetin e tyre, por nga ana tjetër edhe të sigurojnë dhe të garantojnë sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë”, u shpreh Ministri.

Ministri i Financave theksoi se të gjitha subjektet e tregtimit me pakicë duhet të ndërgjegjësohen mbi detyrimet ligjore, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë të drejtë.

“Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat