Sigurimi nga tërmeti, SHSSH: Kompanitë private të jenë pjesë e skemës - “Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar në 2019 në kohë rekord 40 mln euro”
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, ka kërkuar që në skemën e propozuar në projektligjin e shpallur, në faqen e konsultimit publik, për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga rreziku i tërmetit të përfshihen edhe kompanitë private të sigurimit.
Duke sjellë propozimin e saj kjo shoqatë kujton se partneriteti i kompanive me shtetin ka si një rast siksesi pagesat për termetin e vitit 2029. Në shkresën me propozime të shoqatës thuhet se “Shoqëritë e sigurimeve, dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë, paguan në kohë rekord, rreth 40 milion Euro për dëmet nga tërmetet e vitit 2019. Ky është një tregues i kapacitetit dhe qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të sigurimeve”.
Aktualisht kompanitë e sigurimeve ka një mbulim prej rreth 250 milion euro e shpërndarë në të gjithë vendin dhe e përdorshme vetëm për objektet e siguruara. Kjo përvojë në treg bën që siguruesit të propozojnë bashkëpunimin e tyre.
“Për këtë arsye ne e vlerësojmë projektin dhe natyrisht jemi të gatshëm të japim ekspertizën tonë në hartimin e një ligji që do të bënte të mundur mbulimin, por nga ana tjetër të krijojë hapësirat e domosdoshme dhe të qëndrueshme për një mbulim më efektiv nga kompanitë e këtij tregu.
Institucionet shtetërore, në bashkëpunim me shoqëritë e sigurimit si aktore prej shumë vitesh, në një treg që ka arritur konsolidimin, duhet të kujdesen bashkërisht, për ndërtimin e një skeme sigurimi të suksesshme, që të ofrojë mbrojtjen e duhur financiare për qytetarët dhe të ulë barrën për buxhetin publik, në rast katastrofash natyrore, thuhet në propozimet e Shoqatës së Siguruesve.

Sa shqiptarë morën leje për të qëndruar në BE? Kryesuam rajonin, arsyet familjare “drejtuan” migrimin
Në vitin 2024, në Bashkimin Europian u lëshuan 3.5 milionë leje qëndrimi të para për shtetasit jashtë territorit, një rënie prej 8.3% krahasuar me vitin......

“Roja lindore”, nisma e re e NATO-s - Rutte thekson rëndësinë e mbrojtjes së krahut lindor të aleancës
Pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, NATO ka nisur iniciativën “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor. Aleatët......

A është BE gati të shkëputet nga gazi i Rusisë? - Blloku blen më shumë se gjysmën e eksporteve totale ruse të LNG-së
Gjatë periudhës nga dhjetori i vitit 2022 deri në fund të korrikut 2025, Bashkimi Evropian ka blerë më shumë se gjysmën e eksporteve totale të gazit natyror......

Gjermania planifikon të dyfishojë forcat e armatosura - Mbi 100,000 ushtarë aktivë nevojiten për të përmbushur objektivat e NATO-s
Gjermania duhet të shtojë 100,000 ushtarë aktivë mbi 62,000 që ka aktualisht për të përmbushur objektivat e NATO-s, që synojnë të rrisin gatishmërinë ndaj......

Turizmi, 3302 biznese të reja në Korrik-Gusht / Regjistrohen mbi 10 mijë aplikime nga subjektet në QKB
Rritja e konsumit përgjatë sezonit veror ka bërë që të shtohen iniciativat e qytetarëve për të hapur një biznes dhe më së shumti në zonat bregdetare. Të......

Sa dëmshpërblejnë kompanitë e sigurimit? - AMF: 2,200 më shumë dëme të paguara në janar-korrik 2025
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 4.8 miliardë lekë dëme në periudhën janar-korrik 2025, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket......

G7 diskuton masa të reja ndaj Rusisë - SHBA u kërkon aleatëve të vendosin tarifa ndaj blerësve të naftës ruse
Vendet e G7-ës po shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të reja ndaj Rusisë dhe shteteve që mbështesin luftën në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, SHBA......

Hapen dhe 4 kapituj të negociatave me BE, kryeministri Rama: Shqipëria nuk ndalet
Numri i kapitujve të hapur në rrugën e integrimit të Shqipërisë për në BE këtë të martë shkon në 28. Lajmin e ka bërë të ditur kryeminisytri Edi Rama me anë......