Sigurimi i pronës në rritje, mbrojtja ende e ulët - AMF raporton më shumë të ardhura nga sigurimi i zjarrit, por më pak dëme të paguara

Në Shqipëri, sigurimi vazhdon të mbetet më shumë një detyrim sesa një zgjedhje e ndërgjegjshme. Ndërsa shifrat tregojnë një rritje të lehtë të primeve të sigurimit të pronës, niveli i mbrojtjes financiare të qytetarëve mbetet i ulët, sidomos përballë rreziqeve natyrore.
Shifrat flasin për një rritje me thuajse 3.3% të primeve të shkruara bruto nga zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë në janar-gusht të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga ky produkt arritën në 2.5 miliardë lekë.
Ndërsa primet nga sigurimi motorik shohin vetëm rritje, kjo dhe për arsye se është i detyrueshëm, prona mbetet një aset që sigurohet vetëm kur merret një kredi në bankë. E njëjta gjë vlen edhe për jetën.
Gjatë vitit të kaluar, primi mesatar për frymë ishte vetëm 103 euro, vlerë që mbetet shumë e ulët krahasuar me vende të tjera të Evropës dhe rajonit.
Nga ana tjetër, dëmet e paguara rezultojnë gjithashtu me një rënie më të thellë. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në 11 muaj janë paguar afro 25% më pak dëme se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. E thënë ndryshe, kemi një zbritje të vlerës totale të dëmshpërblimit nga 658 milionë lekë në 490 milionë lekë.
Nëse bëjmë një krahasim ndërmjet sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës, si dhe sigurimit nga dëmtime të tjera në pronë, pasi këto shiten si dy produkte të ndryshme nga kompanitë e sigurimit, shohim një rritje me 4.3% të primeve në rastin e zjarrit, tërmeteve, përmbytjeve apo rrufeve dhe një rënie me 1.7% të dëmtimeve të tjera në pronë, siç mund të jetë sigurimi nga vjedhja e shtëpisë.
Të gjitha këto janë dëshmi se ne priremi të harrojmë shpejt ngjarje madhore si zjarri apo tërmeti, të cilat shpesh kanë sjellë dëme të rënda si në terma të jetës ashtu edhe të pronës.
Ekonomia e SHBA rritet me 4.3% - Shpenzimet e forta të konsumatorëve nxitën zgjerimin në 3-mujorin e tretë
Ekonomia amerikane u rrit me një ritëm shumë më të lartë se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet e forta të konsumatorëve, tregoi një......
“Shqipëria, një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë” - Raporti i FMN: Disiplina fiskale uli ndjeshëm borxhin publik
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar raportin për Shqipërinë. Institucioni financiar ndërkombëtar e vlerëson vendin tonë si “një......
Italia, eksportuesi kryesor i mollëve në botë - Zë 16% të tregtisë globale me vlerë rreth 1,2 mld euro
Italia është bërë eksportuesi kryesor i mollëve në botë, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Sipas të dhënave, sezoni 2025/26 ka filluar mbarë dhe......
Italia gjobit Ryanair me 255 milionë euro - Autoriteti i Konkurrencës: Për abuzim me pozitat dominuese
Autoriteti i Konkurrencës në Italisë gjobiti kompaninë Ryanair me 255 milionë euro për abuzim me pozicionin e saj dominues, pasi linja ajrore përdori......
Paqja Fiskale, Kryeministri tregon bizneset përfituese - Rama: Për ndërtuesit nuk ka dhe nuk ka për të pasur
Kryeministri Rama, ka prezantuar përpara komunitetit të biznesit, paketën e Paqes Fiskale. Kreu i qeverisë tregoi se kjo nismë është një mundësi për bizneset......
Mbrojtja e konsumatorit, në fokus - Kërkohet bashkëpunim për garantimin e sigurisë ushqimore
U zhvillua aktiviteti më në fokus linjën e gjelbër për mbrjotjen e konusmatorit- siguria ushqimore, ku u prezantuan gjetjet kryesore, u diskutuan mbi......
PPP për zbulimet e reja minerare - Strategjia e re: Mekanizëm për financimin dhe promovimin e kërkimeve
“Krijimi i mekanizmave të përbashkët publik–privat për financimin dhe promovimin e kërkimeve të reja gjeologjike dhe minerare”. Ky është një prej objektivave......
“Sipërmarrja, partner kyç në hartimin e politikave” - Malaj dhe Ibrahimaj: Biznesi të jetë i pëgatitur për në BE
Gjatë prezantimit të Paqes Fiskale me komunitetin e bizneseve, ministri I finançave, Petrit Malaj nënvizoi se sipërmarrja mbetet partner strategjik në......





