Shqipëria Postuar më 9 Maj 2025, 14:19

Sigurimi i makinave, 12% më shumë prime në 2025 - AMF: Kufitari, i vetmi produkt me rënie të kontratave në tremujorin e parë

Nga Ledina Elezi

Sigurimi i makinave, 12% më shumë prime në 2025 - AMF: Kufitari,

Kanë arritur në 3.3 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat e kompanive të sigurimit nga primet e sigurimit motorik u rritën me 12% në tremujorin e parë 2025.

Për sa i përket produktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, në periudhën janar-mars 2025 ka pasur një rritje prej 12.94 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.17% krahasuar me janar-mars 2024.

Nga ana tjetër, sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, në 3 muaj ka pasur një rritje me 9.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, duke e çuar vlerën totale në 464 milionë lekë. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 19.79% llogaritur me janar-mars 2024. Nga 1 shkurti i këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan një zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”, ndërsa nga 1 prilli nisi të zbatohej edhe për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, sigurimi kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë, ka vijuar të pësojë ulje në fund të tremujorit. Kështu, vëllimi i primeve të shkruara bruto pësoi një rritje me 0.51% krahasuar me 3 muajt e parë të 2024, por numri i kontratave të reja të lidhura u ul me 1.1%.

Nga ky vit ka nisur edhe zbatimi i skemës së re të sigurimit të makinave, e cila parashikon që primi i sigurimit për një automjet të llogaritet mbi bazën e historikut të dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit, fuqisë motorike, moshës së të siguruarit, eksperiencës në drejtimin e mjetit motorik, vjetërsinë dhe qarkun e regjistrimit të mjetit, por edhe nëse automjeti përdoret nga subjekt, apo individ.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat