Sigurimi i detyrueshëm i shtëpisë nga tërmeti - Dhoma Amerikane: Projektligji ka nevojë për disa përmirësime dhe saktësime
Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të bëjë disa përmirësime në projektligjin për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve. Ky projektligj u nxor për konsultim publik në fund të muajit korrik.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, projektligji përkufizon banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier ose për strukturat që janë vetëm pjesërisht rezidenciale.
Për ata që nuk do të sigurojnë shtëpinë nga tërmeti, nuk do t'i ofrohen më shërbime kadastrale, nuk do të marrin shërbime nga e-Albania dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Edhe pse ky është një shkak i fortë për respektimin e ligjit thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, refuzimi i shërbimeve bazë “ndëshkon” ata që janë në kushte të vështira financiare dhe nuk kanë mundësi të paguajnë primin. Sipas Dhomës, nevojitet parashikimi i përjashtimeve ose lehtësive për kategori të caktuara si për shembull pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe të tjera.
Në fakt, në projektligj, Ministria e Financave e ka theksuar se për shtresat sociale në nevojë, do të jetë shteti ai që do të financojë primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.
Nga ana tjetër, Fondi për Tërmetet do të administrojë primet e sigurimit dhe dëmshpërblimin. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, krijimi i Fondit për Tërmetet si shoqëri aksionare publike është pozitive, por ligji i jep Ministrisë së Financave shumë të drejta mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke ngritur dyshime mbi pavarësinë e vërtetë të Fondit.
Ndërkohë, sipas projektligjit, dëmshpërblimi do të jepet pas 3 muajsh nga aplikimi që ka bërë qytetari, por nuk sqarohen procedurat në rast refuzimi apo vonese të dëmshpërblimit. Gjithashtu, ankimi para komisionit ad-hoc nuk është i detajuar dhe përfshirja e ndërmjetësimit ose arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve do të siguronte më shumë besim.
Projektligji parashikon krijimin e një regjistri të sigurimit dhe shkëmbim të të dhënave ndërmjet institucioneve, por nuk referon në mënyrë të qartë përputhshmërinë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale shprehet Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Nga ana tjetër, projektligji trajton sigurimin e detyrueshëm dhe atë vullnetar, por koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave nuk është i detajuar.

Kina shqyrton krijimin e stablecoins - Kërkon të nxisë përdorimin global të monedhës vendase
Kina po shqyrton për herë të parë lejimin e përdorimit të stablecoins apo monedhave të qëndrueshme të lidhura me juanin, në përpjekje për të rritur praninë......

Nëse SHBA kursen, Evropa paguan - Ulja e çmimeve të barnave amerikane rrezikon aksesin e mjekimeve në BE
Nisma e Presidentit Donald Trump për të barazuar çmimet e barnave në SHBA me nivelin më të ulët të vendeve kryesore tregtare po shqetëson industrinë dhe......

Izraeli nis operacionin ushtarak në Gaza - Përshpejton planet kundër Hamasit, pavarësisht kritikave ndërkombëtare
Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur fazat e para të operacionit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke thirrur dhjetëra mijëra rezervistë për......

Pasiguria tregtare “mbulon” Evropën - Kreu i BQE paralajmëron ngadalësim ekonomik, pavarësisht paktit me SHBA
Ekonomia e eurozonës ka gjasa të përjetojë një rritje më të ngadaltë këtë tremujor, ndërsa pasiguritë mbi tregtinë globale mbeten të pranishme, tha......

Treni me bateri vendos rekord botëror - Përshkon 322 km me një karikim, redukton ndotjen mjedisore
Një tren elektrik me bateri ka vendosur një rekord të ri botëror për udhëtimin më të gjatë me një karikim të vetëm, duke përshkuar rreth 322 kilometra (200......

Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë - Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji
Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore. Ligji i reja për markat tregtare,......

Turistët “dynden” edhe nga deti - Korriku shënon fluks të lartë, 111.049 hyrje-dalje nga Porti i Durrësit
Sezoni turistik ka rritur fluksin e udhëtarëve në Portin e Durrësit, ku vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 111,049 pasagjerë që kanë hyrë dhe dalë......

NAREA: Shitja e pronës, taksë 3% nga 15% që është - “Me nivelin aktual shteti humbet 40 milion euro të ardhura në vit”
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, NAREA kërkon nga qeveria në emër të mbi 115 Zyrave të Real Estate, uljen në masën......