Sigurimi, barrë financiare për shqiptarët? - Shihet si luks, jo domosdoshmëri. Rreth 92% e primeve vetëm për makinë, jetë dhe pronë

Sigurimi i makinës, jetës dhe më pas pronës, zë 92% të portofolit të sigurimeve në Shqipëri. Këto janë produktet e sigurimit më të zgjedhura nga shqiptarët.
Po për sa i përket produkteve të tjera që ofrojnë kompanitë?
Shqipëria është një nga 3 vendet ku qytetarët nuk preferojnë të zgjedhin produkte të tjera të sigurimit përveç makinës, jetës dhe pronës.
Sipas një raporti të platformës ndërkombëtare për të dhënat e industrisë së sigurimeve, Xprimm, në Shqipëri, Hungari dhe Rumani, produktet e tjera të sigurimit të jo-jetës zënë vetëm 8% të primeve të shkruara bruto në portofolin total të sigurimeve në krahasim me 15% që është mesatarja e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Çfarë do të thonë këto dy fakte për kulturën e sigurimit në Shqipëri?
Shqiptarët nuk kanë një kulturë të kultivuar mirë sigurimi. Sigurimi shihet më tepër si luks sesa domosdoshmëri, shihet më tepër si detyrim sesa zgjedhje. Makina, jeta dhe prona preferohen më shumë se produktet e tjera të sigurimit për arsye se sigurimi i makinës është i detyrueshëm, ndërsa sigurimi i jetës dhe i pronës është po ashtu detyrim të paguhet në momentin që një qytetar merr kredi në bankë.
Nëse nuk do të ekzistonte sigurimi i detyrueshëm i makinës dhe kushti që vendosin bankat për sigurimin e jetës dhe pronës së një kredimarrësi, shkalla e penetrimit të ketyre produkteve do të ishte shumë më e vogël.
Pra, ne renditemi të fundit në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore për sa i përket preferencës së ulët për produkte të tjera të sigurimit të jo-jetës.
Për një individ që ka makinë, si dhe ka marrë kredi në bankë e për rrjedhojë duhet të paguajë sigurim edhe për jetën e pronën, kjo rëndon shumë në xhepin e tyre krahas shpenzimeve të tjera të jetesës. Ndaj, për shumë shqiptarë, sigurimi shihet si një kosto e tepërt.

Ftesa e Trump për Ramën në “Bordin e Paqes” - Spiropali: Vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite
Pak ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump, përmes një letre për Kryeministrin Edi Rama, ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një......
Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? - Tatimet sqarojnë procedurën dhe afatet për paraqitjen e kërkesës
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes......
Në vitin 2025 shitëm më pak se gjysmën e asaj që blemë/ Tregtia e jashtme, deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë
Viti 2025 është mbyllur me një ecuri problematike të tregtisë së jashtme shqiptare, ku rënia e eksporteve dhe zgjerimi i deficitit tregtar duket të jenë......
Biznesi përballë informalitetit - Anketa e Këshillit të Investimeve: Perceptimi vijon të mbetet i lartë
Referuar të dhënave të anketës më të fundit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025, perceptimi i informalitetit në vend vijon të mbetet i lartë dhe i......
Indeksi i kostos së jetesës, ku renditet Shqipëria? Vendi paraqitet në nivele mesatare në rang global
Kostoja e jetesës mbetet një nga indikatorët më të rëndësishëm për të matur nivelin real të mirëqenies dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve në vende të......
“Një luftë tregtare nuk i shërben askujt” - Deklarata e Starmer: Duhet të ruhet qetësia për Groenlandën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mbajtur një fjalim nga Downing Street, pas kërcënimeve të bëra gjatë fundjavës nga, Donald Trump.......
98 mln euro për korridorin VIII/ Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan-Rrogozhinë, 27% e fondeve të ARRSH për 2025
Ndërtimi i korridorit VIII është një prej projekteve më të financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave nga Open Spending......
Popullsia e Kinës bie përsëri - Ndërsa lindshmëria arrin nivelin më të ulët rekord
Popullsia e Kinës ra për të katërtin vit radhazi në 2025-ën, ndërsa shkalla e lindjeve ra në një tjetër nivel rekord të ulët, sipas të dhënave......


