Sigurimet shoqërore, 15.77 mld lekë në korrik - MF: 91 mld lekë të arkëtuara në 7 muaj, 7% më shumë se plani
Vetëm në muajin korrik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka mbledhur 15.77 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve shoqërore, duke shënuar një nivel rekord. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 1.82 miliardë lekësh më shumë, ose rreth 13% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Po ashtu, të ardhurat tejkalojnë edhe pritshmëritë e Ministrisë së Financave me 1.34 miliardë lekë më shumë se parashikimi fillestar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë 7 muajve të parë të vitit 2025, janë mbledhur gjithsej 91.77 miliardë lekë, që përkthehet në rreth 917 milionë euro.
Kjo përfaqëson një rritje me 10 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 11.25% më shumë.
Këto të ardhura rekord nga kontributet shoqërore nuk janë vetëm tregues të rritjes së punësimit dhe formalizimit, por shërbejnë edhe si një bazë më e qëndrueshme për skemën e pensioneve në vend.
Sa më shumë të ardhura që grumbullohen nga sigurimet shoqërore, aq më e madhe është mundësia për të përmbushur nevojat e pensionistëve aktualë dhe për të rritur gradualisht nivelin e pensioneve në të ardhmen.
Rritja e kontributeve ndihmon në uljen e deficitit të skemës së sigurimeve shoqërore dhe i jep më shumë frymëmarrje buxhetit të shtetit. Në një kohë kur popullsia po plaket dhe raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve po ngushtohet, ky ritëm pozitiv është një sinjal inkurajues për të ardhmen e sistemit.

Inteligjenca artificiale futet në arsimin shqiptar - Nga Master i Shkencave në IA, te platformat e veçanta. Cili është plani i Ministrisë?
Në një kohë kur inteligjenca artificiale po zhvillohet dhe përdoret gjithnjë e më tepër, Shqipëria do të ndjekë të njëjtën qasje si shumë vende të tjera të......

Çregjistrohen 4.577 makina me moshë 22-vjeçare - Pse ngelin automjetet në kontrollin teknik?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën Janar-Korrik 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit......

Gjermania shton arsenalin ushtarak - Porosit 1,400 automjete me vlerë 770 milionë euro
Forcat e armatosura të Gjermanisë kanë kryer një porosi me kompaninë vendase Rheinmetall për rreth 1,400 automjete logjistike ushtarake, me vlerë 770 milionë......

Zvicra, e “diskriminuara” e Evropës - Eksportet vendase, në rrezik nga tarifat e larta të Trump
Zvicra po përgatit një “ofertë më tërheqëse” në negociatat tregtare me SHBA-në për të shmangur tarifën prej 39% mbi eksportet e saj. Pas një mbledhjeje......

Trump, tarifa për gjysmëpërçuesit - Masat e reja priten të hyjnë në fuqi javën e ardhshme
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të zbulojë tarifat e reja për gjysmëpërçuesit dhe çipet duke nisur nga java e ardhshme. "Ne do të njoftojmë për......

OpenAI, në bisedime për të shitur aksionet - Vlera e këtyre aseteve mund të arrijë rreth 500 miliardë dollarë
OpenAI është në bisedime me investitorët rreth një shitjeje të mundshme aksionesh me një vlerësim prej afërsisht 500 miliardë dollarësh, sipas dy burimeve me......

Pamundësia për strehim kërkon reagime të shpejta - CEPI dhe NAREA: Ja rekomandimet tona për tregun e banesave
Kriza e strehimit është një fenomen europian që duhet adresuar sa më parë. Ky është mesazhi që shoqata europiane e pasurive të paluajtëshme, ku bëjnë pjesë......

Saranda, me Pol të Zhvillimit Turistik - Hapet tenderi i fazës së dytë 332,5 mln lekë për lotin III
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për fazën e dytë të investimeve për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi, loti 3......