“Sigurimet në rritje, por tregu mbetet i përqendruar”/ AMF: Ai i detyrueshëm përbën 61.8% të totalit. Jo-jeta, po ashtu dominon

Tregu i sigurimeve në Shqipëri po njeh rritje të qëndrueshme, por mbetet thellësisht i varur nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për periudhën janar–shtator 2025, primet e shkruara bruto arritën në 20 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu, numri i kontratave të lidhura u rrit me 6.2%, duke kapur shifrën e 1.2 milionëve.
Megjithatë, pas kësaj rritjeje qëndron një realitet i njohur, mbizotërimi i sigurimeve të detyrueshme, të cilat përbëjnë 61.8% të totalit të tregut. Në kontrast, sigurimet vullnetare zënë vetëm 38.2%, duke treguar se ndërgjegjësimi për sigurimin si zgjedhje personale mbetet ende i kufizuar.
Sigurimet Jo-Jetë përbëjnë 91.7% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, dhe pjesa më e madhe e kësaj kategorie i atribuohet sigurimit të automjeteve, i cili është i detyrueshëm me ligj. Ky segment jo vetëm që dominon tregun, por edhe e mban atë në rritje, duke e bërë të varur nga një bazë e detyruar konsumatorësh.
Zbatimi i skemës bonus-malus që nga janari 2025 ka sjellë një dimension të ri në këtë varësi. Skema penalizon drejtuesit me histori aksidentesh dhe shpërblen ata me sjellje të sigurt, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e sigurimit. Megjithatë, për shkak se 2025 konsiderohet si vit “zero aksidente”, efektet reale të kësaj skeme do të ndihen vetëm në vitin 2026, kur çmimet do të përcaktohen mbi bazën e historikut të ri të riskut.
Ndërsa rritja e të ardhurave dhe kontratave është një sinjal pozitiv, struktura e tregut mbetet e njëanshme. Sigurimet e Jetës përbëjnë vetëm 8.27% të totalit, ndërsa risigurimi është thuajse inekzistent me 0.033%. Kjo tregon se zhvillimi i tregut nuk po ndodh në mënyrë të balancuar, por mbështetet kryesisht në një segment të vetëm — atë të sigurimeve të detyrueshme për automjetet.
Sfida përpara është zhvillimi i një kulture sigurimi që shkon përtej detyrimit ligjor, duke nxitur qytetarët të investojnë në mbrojtje vullnetare për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre.
Një vit nga aksidenti i Novi Sadit në Serbi Qytetarët shpërthejnë në protesta. Vuçiç: Nuk do të ketë ndryshim qeverie
Dhjetëra mijëra studentë dhe kundërshtarë të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në qytetin verior të Novi Sadit për të zhvilluar një......
Doganat, për çdo procedurë shpenzohet 0.23 ditë më pak/ Ulet koha e përpunimit në kufi, 41 shërbime ofrohen online
Procedurat doganore janë lehtësuar ndjeshëm për bizneset, duke reduktuar burokracitë dhe kohën e tyre të pritjes. Dogana Shqiptare ka njoftuar përmirësime......
Mali i Zi, anëtarësimi në SEPA kursen 38 mln euro/ Transferta më të shpejta e më të lira për individët, bizneset
Duke u bashkuar me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), Mali i Zi është bërë pjesë e bërthamës financiare të Bashkimit Evropian. Kjo i lejon qytetarët......
Licencohen 211.8 MW energji/ Dominon energjia diellore me 16 projekte, parashikohen edhe 4 hidrocentrale
Dhjetë muajt e vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......
Pica kroate “shërbehet” me kosto të lartë/ Kroacia, vendi me rritjen më të madhe të çmimeve në BE
Kroacia ka shënuar rritjen më të madhe të çmimit të picave në Bashkimin Evropian gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat. Midis......
8,700 qytetarë morën aftësi të reja në 9 muaj/ Si po ndryshon Shqipëria përmes formimit profesional?
Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025, 8,707 individë në Shqipëri kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional, duke marrë aftësi të reja dhe duke u......
BE-Britani, në prag të marrëveshjes për mbrojtjen/ Palët synojnë të bien dakord për programin ushtarak gjatë nëntorit
Komisioni Evropian shprehu besimin se një marrëveshje që lejon Mbretërinë e Bashkuar të marrë pjesë në programin kryesor të mbrojtjes së BE-së do të......
Bitcoin ndërpret ecurinë rekord/ Regjistron rënien e parë mujore që nga viti 2018
Bitcoin shënoi një rënie mujore në tetor për herë të parë që nga viti 2018, duke i dhënë fund një serie shtatëvjeçare fitimesh që i kishte dhënë këtij muaji......





