Sigurimet në 2024, sa para paguan shqiptarët? - AMF: Rritje me 7% e vëllimit të primeve në krahasim me 2023
Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë në vitin 2024, si për sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe për sa i takon numrit të kontratave të lidhura. Nga statistikat zyrtare rezulton se më shumë shqiptarë kanë siguruar jetën, makinën dhe pronën gjatë 2024. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën e 24 miliardë lekëve, rreth 7% më shumë se në 2023.
Për sa i përket numrit të kontratave, në 2024 do të nënshkruheshin 8.8% më shumë se në 2023. Konkretisht, gjatë vitit të kaluar numëroheshin 1.5 milionë kontrata, në krahasim me 1.4 milionë që ishin në 2023.
Tregu mbetet i orientuar te sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.51% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 8.45% dhe risigurimi me një përqindje të papërfillshme. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.55% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.45% të totalit të tregut.
Sigurimi i jo-jetës vazhdon të dominojë për arsye të volumit të madh të primeve që sjell sigurimi i automjeteve.
Nga ky vit ka filluar zbatimi i skemës së re të sigurimit të automjeteve, bonus-malus, që përcakton një përllogaritje të re të primit të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut.
Rregullorja e re parashikon një rritje të çmimit të primit të sigurimit për individët që janë të rinj në moshë, që kanë pak eksperiencë në drejtimin e një automjeti me fuqi të madhe motorike të regjistruar në qarkun e Tiranës, që do të kenë historik aksidentesh (kjo duke nisur nga viti i tjetër, pasi është fshirë historiku i aksidenteve para 2025), ndërsa për ata që nuk do të kryejnë aksidente pritet të ketë një ulje të çmimit të primit të sigurimit.

“Microsoft, në bisedime për të blerë TikTok” - Trump konfirmon negociatat dhe interesin e lartë për aplikacionin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se Microsoft është në bisedime për të blerë platformën TikTok. Kjo është hera e dytë që diskutohet blerja e......

Skemë e re pensionesh, rekomandimi i FMN - “Bonusi është masë e përkohshme, projeksionet janë të rrezikshme për buxhetin”
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë të mirëfilltë në skemën e pensioneve. Referuar raportit të fundit të këtij......

2 projekte për centrale diellore publike - KESH synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë
Teksa një sërë centralesh diellore private kanë hyrë në prodhim apo pritet të ndërtohen, edhe gjeneruesi publik i energjisë po synon zgjerimin e portofolit......

Sa deputetë mund të nxjerrin votat e diasporës? Deri në fund të procesit projektohet të aplikojnë rreth 275 mijë emigrantë
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 28 Janar kanë aplikuar rreth 89,900 individë dhe rreth 55 mijë prej këtyre kërkesave janë miratuar me......

SHBA konfirmon Sekretarin e ri të Thesarit - Kush është Scott Bessent, që do të luaj një rol kyç në planin e taksave të Trump?!
Senati amerikan konfirmoi investitorin miliarder Scott Bessent për të shërbyer si sekretar i thesarit të Presidentit Donald Trump, duke i dhënë atij aktin......

Rama përgënjeshtron: Shqipëria nuk mund të mbajë një përgjegjësi të tillë për Gazën!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar fuqishëm ndaj lajmeve të rreme që sugjerojnë përfshirjen e Shqipërisë në ndonjë plan për të marrë përgjegjësi......

Anija ‘Cassiopeia’ me 49 emigrantë në bord mbërrin sot në Shëngjin
Sipas raportimeve, anija patrulluese e Marinës italiane Cassiopea, e cila mbante 49 emigrantët e kapur gjatë fundjavës në ujërat ndërkombëtare në jug të......

Afganët në Shqipëri përballen me pasiguri pasi Trump pezullon programin e refugjatëve!
Në Shqipëri, mijëra afganë që u larguan nga vendi i tyre për t'i shpëtuar pushtimit të talebanëve po përballen me pasiguri teksa presin miratimin e vizave......