Siguria në sezonin turistik/ Proda: Patrullime shqiptaro-italiane në zonën bregdetare të Durrësit!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti zhvilluan sot një vizitë në Durrës, ku takuan patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane që operojnë në zonën bregdetare.
Patrullimet e përbashkëta, tashmë një traditë partneriteti dhe miqësie, si dhe model bashkëpunimi, kanë si qëllim rritjen e sigurisë publike në pikat me fluks turistësh.
Po ashtu synohet forcimi i bashkëpunimit policor ndërkombëtar në shërbim të qytetarëve, krijimi i një klime të sigurt për pushuesit italianë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion dhe lehtësimi i komunikimit me vizitorët dhe turistët e huaj.
Nisja e patrullimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, të cilët u shoqëruan gjatë vizitës në Durrës nga Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, Salvatore Gava, dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Vilson Bala.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Proda u shpreh se “siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur”.
“Patrullimi i përbashkët është një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një garanci konkrete për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve”, shtoi ai.
Ndërkaq, ambasadori italian falënderoi Policinë e Shtetit për punën e përbashkët. “Ky bashkëpunim nuk është i njëanshëm. Gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive”, tha ai.
Në përfundim të vizitës, Proda garantoi ambasadorin se Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe përballë sfidave të përbashkëta në fushën e rendit dhe sigurisë.

“Shot / Reverse Shot” tek GOCAT: Kur fotografia kthehet në dialog - Një ekspozitë që nuk të kërkon të shikosh, por të ndalesh. Të reflektosh. Të kujtosh.
Në Galerinë e Artit Bashkëkohor GOCAT, “Shot / Reverse Shot” sjell një bashkëbisedim përmes fotografisë, mes një kohe që duket e largët dhe një Shqipërie që......

Pensionet me Italinë/ Firmoset marrëveshja mbi shkëmbimin elektronik të formularëve!
Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado dhe Valeria Vittimberga, drejtoreshë e Përgjithshme e INPS, firmosën sot në Tiranë marrëveshjen teknike për......

Traktati i Komunitetit të Energjisë - Balluku: Udhërrëfyes për Shqipërinë në përafrimin me BE-në
Zv. Kryeministrja, njëkohësisht Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë,......

“Teknologjia si shtyllë e integrimit në BE” - Rama: Të krijojmë Këshillin për arritjet e zhvillimi të inovacionit
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Sipas kryemnistrit Rama, duhet të gjykohet krijimi i një......

“Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni” - Apeli i Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për tregtarët e pakicës
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për formalizimin e tregut të produkteve......

Kina forcon pozitat në tregtinë shqiptare/ Bashkë me Arabinë Saudite kanë rritjen më të lartë të importeve në gjysmën e vitit
Importet shqiptare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë reflektuar lëvizjet e rëndësishme në strukturën e partnerëve kryesorë dhe mallrave të......

Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e Forcave të Armatosura!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Gjatë......

Situata e zjarreve në vend/ MM: 24 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 4 ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në vend ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri nga të cilat 4 janë ende......