Shqipëria Postuar më 29 Prill 2026, 11:28

“Siguria në punë”, nis fushata e ndërgjegjësimit në ndërtim - Manjani: Duhet të investoni, detyrim për integrimin ne BE

Nga Elisabeta Dosku

“Siguria në punë”, nis fushata e ndërgjegjësimit

Gjatë muajit Maj, Inspektorati Kombëtar i Punës do të nisë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në sektorin e ndërtimit për zbatimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në punë, duke u konsideruar si një ndër sektorët më me risk. Fushata do të shoqërohet me intensifikim të kontrolleve në terren, shpërndarje të materialeve informuese dhe angazhim të drejtpërdrejtë me subjektet ndërtuese dhe përfaqësuesit e punëmarrësve, me synimin për të ulur numrin e aksidenteve, për të rritur zbatimin e standardeve ligjore dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Sink/ Eljo Muçaj, Drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës

“Fushata shtihet gjatë gjithë majit në të gjithë vendin dhe më pas do të pasohet me kontrolle inspektuese dhe marrjen e masave të nevojshme administrative nëse bizneset nuk kanë plotësuar detyrimet.“

E pranishme në aktivitet, Zv.Ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, theksoi se investimi në shëndetin dhe sigurinë në punë nuk duhet parë si kosto për bizneset, pasi është edhe detyrim për Integrimin në Bashkimin Europian.

“Duhet ta konsiderojmë këtë takim si një gur të parë kilometrik për të afruar sektorin që preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga direktivat e BE, për të rritur ndërgjegjësimin se çfarë investimesh duhet të bëjnë në ambientin  e punës. Investimi në sigurinë në punë nuk duhet të shihet si kosto, por si investim afatgjatë për mirëqenien e qytetarëve dhe shëndetin e biznesit.”

Në aktivitet morën pjesë gjithashtu Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula,  dhe Erjon Harizaj, Kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive të ndërtimit, duke e kthyer këtë nismë në një platformë të përbashkët angazhimi për një sektor ndërtimi më të sigurt.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat