Siguria në kantieret e ndërtimit - IKMT ndërhyn në Golem e Qerret. Qendro: Nga 55 subjekte, vetëm 2 sipas ligjit

Zona e Golemit dhe Qerretit rezulton ndër më problematiket sa i takon respektimit të detyrimeve ligjore për sigurimin teknik në kantieret e ndërtimit.
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan një takim me sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitet në këtë territor.
"Aktualisht, këtu janë 55 leje në zhvillim. Nga kontrolli i parë i kryer prej Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka rezultuar se vetëm dy objekte janë në respektim të kritereve ligjore, ndërsa pjesa tjetër konsiderohen keq ose shumë keq. Ju lutem shumë të merrni masa, sepse është detyrimi juaj. Është e pafalshme të dëmtohet turizmi në këtë zonë prej 55 kantiereve. Fakti që dy biznese janë në përputhje me ligjin do të thotë se është e mundshme për të gjithë".
Sipas tij, Golemi bashkë me Qerretin dhe Kavajën shkojnë me qindra mijëra banorë të përhershëm por edhe turistë që vijnë në zonë.
Më tej, ai kritikoi edhe performancën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Kavajës.
"Dua t’i drejtohem edhe drejtorit të IMT-së Kavajë. Nëse ti do ta kishe bërë punën, nuk do të ishim sot këtu. Duhet të jeni në lartësinë e detyrës për ta bërë këtë punë".
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, tha se gjatë javës së ardhshme do të nisë rikontrolli në këto kantiere për të verifikuar masat e marra.
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Paundi britanik. Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë në vlera të paqëndrueshme duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.1 lekë......
Thellohet kriza globale e energjisë - Dështojnë përpjekjet për të mbushur boshllëkun e furnizimit
Kriza globale e energjisë po thellohet, pasi masat emergjente të ndërmarra nga qeveritë në mbarë botën nuk kanë arritur të mbulojnë mungesën e madhe të......
Liderët bërthamorë të Evropës - Cilat vende prodhojnë më shumë?
Perspektiva e sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe hakmarrja e mundshme e Teheranit kundër shteteve të Gjirit është në krye të agjendës në......
Kosova, 96 milionë euro nga Banka Botërore - Nënshkruhen dy marrëveshjet. Forcim i sektorit financiar dhe lehtësim i tregtisë
Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar dy marrëveshje në vlerë totale prej 96 milionë euro, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe......
Rritje e kufizuar e çmimeve të karburantit - Qeveria kroate: Energjia elektrike dhe gazi nuk do të rriten deri në 30 shtator
Kryeministri Andrej Plenkoviç prezantoi paketën e 10-të të masave për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, me vlerë 450 milionë euro. Rritja e çmimeve të......
Mentor Hima, në krye të OSHEE Group
Mentor Hima është kreu i ri i OSHEE. Në këtë detyrë Hima zëvendëson Enea Karakaçin, i cili u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Emërimi i......
Rreth 40 mln euro nga Airbnb në Shqipëri/ Tatimet u kujtojnë gati 8,500 individëve të deklarojnë fitimet në DIVA
Të dhënat më të fundit nga Administrata Tatimore, që i referohen vitit 2024 tregojnë se mbi 8,472 individë dhe subjekte kanë realizuar shitje të akomodimeve......
Importet e bimëve dhe luleve, rekord historik në Shkurt/ Çmimi mesatar për kapitullin u rrit me 34% brenda një viti
Kapitulli i “pemëve, bimëve, rrënjëve dhe luleve të zbukuruara” ka shënuar një performancë të jashtëzakonshme gjatë shkurtit 2026, duke regjistruar vlerat më......


