Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale - Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

Progres-rekomandimet e fundit të Këshillit të Investimeve kanë nxjerrë në pah se çështjet e sigurisë së pronës dhe Kadastres Digjitale mbeten ndër më problematiket për zhvillimin e investimeve në vend. Sipas vlerësimit, këto fusha janë ndër më pak të avancuarat në zbatim, duke krijuar pasiguri ligjore dhe mungesë transparence për investitorët vendas dhe të huaj.
Këshilli thekson nevojën e menjëhershme për regjistrimin dhe publikimin e pronave publike dhe atyre të bashkive në ASHK, si dhe vendosjen e një Kadastre Digjitale plotësisht të aksesueshme, që do të garantonte informacion të saktë dhe të hapur për përdorim ekonomik. Po ashtu, mungesa e publikimit të fondit të pronave për investime strategjike vazhdon të kufizojë orientimin e investimeve dhe planifikimin afatgjatë.
Përveç çështjeve të pronës, rekomandimet evidentojnë një sërë sfidash të tjera që vazhdojnë të mbeten pa zbatim. Ndër më të rëndësishmet janë duke filluar nga hartimi i një strategjie kundër informalitetit, koordinimi më i mirë i investimeve publike midis nivelit qendror dhe vendor, si dhe fuqizimi i shoqatave të biznesit për të rritur rolin e tyre në advokim dhe konsultime publike.
Gjithashtu, Këshilli vë theksin te nevoja për një kulturë të re në menaxhimin e burimeve njerëzore, ku kapitali njerëzor të trajtohet si aset zhvillimi, si dhe te investimet në teknologji, automatizimi dhe rikualifikimi profesional. Rekomandohen gjithashtu stimuj fiskalë për kërkim dhe zhvillim, si dhe përmirësim i shkëmbimit të të dhënave me bashkitë, për të garantuar informacion të përditësuar për bizneset.
Sipas Këshillit të Investimeve, përparimi në zgjidhjen e çështjeve të pronës dhe digjitalizimit të të dhënave mbetet kusht themelor për ngritjen e një mjedisi më të sigurt, më transparent dhe më tërheqës për investime në Shqipëri.
Kroacia “sfidon” inflacionin - Vendos çmime “tavan” për 30 produkte bazë
Qeveria e Kroacisë ka vendosur të shtojë 30 artikuj të tjerë në listën e 70 produkteve bazë me çmime të kufizuara, në një përpjekje për të lehtësuar......
Mali i Zi, borxhi do të arrijë 5.88 mld euro - Do të zgjerohet me 1.2 miliardë euro në një vit
Në fund të tremujorit të tretë, borxhi kombëtar i Malit të Zi arriti në 4.705 miliardë euro, ose 59.4 për qind të PBB-së, ndërsa në fund të vitit të ardhshëm......
Stabilizohet tregu valutor – Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës pasi e ka nisur këtë të hënë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas......
Britania, strategji për mineralet kritike - Kërkon të rrisë prodhimin vendas dhe të reduktojë varësinë ndaj Kinës
Britania e Madhe ka nisur një strategji të re kombëtare për mineralet kritike dhe elementët e rrallë me synimin për të ulur varësinë nga Kina. Pekini......
“42 ditë shtesë vere deri në 2100” - Modelet e sotme të nxehtësisë në Evropë, si 6,000 vjet më parë
Verat europiane po bëhen gjithnjë e më të gjata dhe më të nxehta. Megjithatë, ka pasur një “pasiguri të lartë” mbi arsyet pse po ndodh kjo. Një hulumtim i ri......
Riciklimi, Evropa ngadalëson progresin - Cilat vende të BE-së riciklojnë më shumë lëndë të para?
Progresi në riciklimin e materialeve në Bashkimin Evropian nuk ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit. Midis viteve 2015 dhe 2024, norma e......
Trump, njëlloj si Biden - Amerikanët vijojnë të përballen me çmime të larta
Presidenti Donald Trump u zgjodh duke premtuar uljen e çmimeve për konsumatorët, që u rritën ndjeshëm gjatë mandatit të Joe Biden, por tani ai po përballet......
Puna hibride, IA “liron” një ditë në javë - Studimi: Teknologjia shton produktivitetin dhe përmirëson bashkëpunimin
Në punët hibride, ku punonjësit ndajnë kohën mes zyrës dhe shtëpisë, inteligjenca artificiale po “liron” pothuajse një ditë në javë. Kjo kohë e lirë mund t’u......





