Siguria kibernetike, ngjitemi në vendin e 15-të në botë - National Cyber Security Index: Që nga viti 2023 u rritëm me 39 pozicione
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI).
Ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 39 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-të me 62.34 pikë. Brenda vetëm dy vitesh, Shqipëria ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha, duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale.
Ku konsistojnë disa nga pikat e progresit sipas NCSI (2023 → 2025)
Korniza ligjore dhe institucionale – Shqipëria ka përditësuar kuadrin ligjor, janë miratuar akte nënligjore të reja, ka një strategji kombëtare, plan veprimi funksional dhe është konsoliduar roli i AKSK si autoritet qendror për sigurinë kibernetike.
Ndërgjegjësimi publik dhe analiza e kërcënimeve – është siguruar 100% përmbushje: publikohen raporte për kërcënimet kibernetike dhe zhvillohen fushata të rregullta ndërgjegjësuese, duke rritur nivelin e informimit të qytetarëve dhe institucioneve.
Reagimi ndaj incidenteve – nga boshllëqe të dukshme në 2023, sot Shqipëria ka arritur 100% përmbushje, me kapacitet kombëtar CIRT, mekanizma online për raportim dhe detyrime ligjore për operatorët.
Menaxhimi i krizave – një nga fushat me rritjen më të ndjeshme, falë planit kombëtar për krizat kibernetike dhe trajnimeve praktike kombëtare e rajonale.
Mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe e të dhënave personale – është arritur 100% përmbushje, duke vendosur detyrime ligjore për infrastrukturat kritike, skema auditimi dhe mbrojtje të garantuar nga autoritetet përgjegjëse.
Bashkëpunimi ndërkombëtar – Shqipëria ka përmbushur 100% të indikatorëve, duke marrë pjesë aktive në rrjete të BE-së, OSBE-së dhe iniciativa globale për ndërtimin e kapaciteteve.
National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.
Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Rezultati i vitit 2025 tregon se Shqipëria nëpërmjet Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërtuar kapacitete të qëndrueshme institucionale dhe teknike, duke e bërë sigurinë kibernetike një element kyç të zhvillimit dhe integrimit digjital të vendit tonë.

Italia “pushton” Shqipërinë me investime - Pasuritë e paluajtshme, sektori më tërheqës me 149 mln euro në tremujorin e dytë
Italia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, me 44 milion euro, duke rrëzuar nga froni Turqinë, e cila......

Rreth 9 milionë të huaj hynë në Shqipëri/ 8-mujori, dominon turizmi Europian. Rriten vizitat e biznesit
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, muaji gusht ka sjellë një fluks të lartë hyrjesh nga territori i Shqipërisë. Gjatë......

Izraeli, India dhe Egjipti “zgjedhin” Shqipërinë/ Vendet me rritjen më të lartë të numrit të hyrjeve për 8-mujorin e vitit 2025
Shqipëria po vijon të përjetojë suksesin e ri turistik me shifra që tregojnë jo vetëm rritje të përgjithshme, por edhe zhvillime të veçanta që e bëjnë......

Rekord konsumi i karburantit, “bie” birra/ 8-mujori, u importuan më shumë kafe dhe cigare!
Karburanti është ndër mallrat e akcizës me sasinë më të lartë të importuar dhe konsumuar në vend, kjo nxitur edhe nga turizmi i cili po shtrihet gradualisht......

Pronat në Shqipëri, “magnet” për të huajt - Si ka qenë ecuria e blerjeve nga jorezidentët në vite? BSH: Viti 2020, rekord historik
Të huajt nuk po reshtin së bleri prona në Shqipëri. Pavarësisht se gjysma e parë e vitit dëshmoi një rënie të lehtë të banesave të shitura për të huajt, me......

Nga strehimi, tek mbështetja për gratë e të moshuarit - Plani i qeverisë për të rritur mirëqënien e qytetarëve
Teksa rruga europiane e Shqipërisë kalon në reforma të thella në sektorë të ndryshëm, një prej tyre është edhe ndërtimi i një shteti social dhe......

Treni i ri Durrës-Pogradec gati për 4 vite? - Korridori VIII hekurudhor, qeveria planifikon përfundimin e projektit mbi 400 mln euro
Qeveria synon që brenda 4-vjeçarit të përfundojë korridorin VIII hekurudhor, një linjë nga Durrësi, në Pogradec. Ambicia është shprehur në programin......

6 mln italianë, së shpejti në pension - Alarmi për qeverinë. Çfarë do të thotë për të punësuarit dhe arkën e shtetit?
Italia po përballet me një transformim demografik që do të ndikojë thellësisht në të ardhmen e saj. Alarmi i ngritur nga INAPP (Instituti Kombëtar për......