Shqipëria Postuar më 4 Mars 2026, 14:42

Siguria, gati 90% e kantiereve të ndërtimit me shkelje - IKMT, Qendro: Duhet t'i korrigjojnë brenda 10 ditësh, jo institucion që vendos gjoba

Nga Ola Mitre

Siguria, gati 90% e kantiereve të ndërtimit me shkelje - IKMT, Qendro:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një fushatë kontrolli në kantieret e ndërtimit në Tiranë dhe nga 70 subjekte të kontrolluara deri më tani, gati 90% janë konstatuar me shkelje në drejtim të sigurisë teknike".

Të dhënat janë bërë me dije nga kryeinspektori i IKMT Afrim Qendro, gjatë një takimi me Shoqatën e Ndërtuesve, ku ndër të tjera shprehu angazhimin që dikasteri që ai drejton të mos shikohet si një institucion që vendos vetëm gjoba.

Qendro foli edhe për reformën në inspektorate, që përfshin bashkimin e vendorëve me IKMT, duke renditur pritshmëritë.

Kryeinspektori tha se kontrollet janë shtrirë edhe në Golem, ku ka një intensitet të konsiderueshëm ndërtimi, ndërsa më pas do të zgjerohen në gjithë vendin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat