Siguria Energjetike/ Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë në këtë sektor

Në 'shënimet e javës', kryeministri Edi Rama është ndalur te sektori energjetik, duke folur për investimet dhe marrëveshjet e rëndësishme me SHBA dhe Greqinë për gazin. Sipas tij Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik.
''Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik.
Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme.
Vlora do të kthehet kësisoj në një nyje të rëndësishme, qoftë për shfrytëzimin, por qoftë edhe për eksportin e gazit përmes Tap-it, sepse pjesë e kësaj marrëveshje është dhe investimi për lidhjen me tubacion të Vlorës me Fierin ku ndodhet dhe gazsjellësi Transadriatik'' -tha Rama.
Rama në Armeni/ Merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri Rama udhëton drejt Yerevan të Armenisë ku merr pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian. Në një video të ndarë nga Berlini,......
Rruga e Arbrit afron turistët me Matin, Burreli feston 104-vjetorin me aktivitete dhe panair
Vetëm një orë larg Tiranës, Mati u shndërrua këtë fundjavë në destinacionin kryesor për shumë qytetarë që zgjodhën të kalonin dy ditë ndryshe. Prodhues të......
Nafta 206 lekë, benzina 184 lekë / Bordi ul çmimet e karburanteve në mbledhjen e fundit
Bordi i Transparencës ka njoftuar rënie të lehtë të çmimeve të karburanteve në vend, si pasojë e ndryshimeve të fundit në tregjet globale dhe mënyrës së......
800 hektarë pyll përpihen nga flakët në Itali/ Zjarri në malin Faeta, evakuohen 3 mijë banorë
Rreth 3 mijë banorë janë evakuuar për shkak të një zjarri masiv në malin Faeta, mes provincave të Pizës dhe Lucca-s, i cili vijon prej 2 ditësh. Evakuimi u......
“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, nxitje bimëve mjekësore/ Ministri Salla: Instrument konkret që rrit aktivitetin
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në vizitën e tij në një biznes të bimëve mjekësore dhe aromatike, ka vlerësuar sipërmarrarje të tilla......
83.3 mln lekë për pikat e zeza në rrugë Siguria/ ARRSH planifikon tenderin për vitin 2026, ndërhyrje në rrjetin kombëtar
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë një procedurë të re prokurimi publik me një fond limit prej rreth 83.3 mln lekësh, me qëllim ndërhyrjen në të......
Shqipëria, linjë direkte me Helsinkin/ Akses më i shpejtë në destinacionet ndërkombëtare
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shtuar një tjetër destinacion në hartën e fluturimeve, duke vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me Helsinkin. Linja e......
Tarifat doganore, Trump ‘rindez’ përplasjen me Europën/ ''25% për makinat, BE nuk respektoi marrëveshjet''
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka rindezur përplasjen me Europën për tarifat doganore. Trump ka akuzuar BE se nuk po respekton marrëveshjet, duke......


